AAK-ja mbështet rezolutën që dënon sulmin terrorist, kërkon hetim ndërkombëtar

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që kjo parti e mbështet rezolutën e propozuar për ta dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zvecanit. “Ky sulm terrorist dhe terroristët që hynë në Kosovë e morën përgjigjen më të mirë që kishin mujtë me e marrë”, […]

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që kjo parti e mbështet rezolutën e propozuar për ta dënuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zvecanit.

“Ky sulm terrorist dhe terroristët që hynë në Kosovë e morën përgjigjen më të mirë që kishin mujtë me e marrë”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.

“Institucionet e sigurisë së Kosovës, policia e Kosoës, në koordinim me ndërkombëtarë, i mposhtën edhe e vërtetun që asnjëherë askush s’mundet dhe s’do të mundet me e rreziku Kosovën”.

“Një rezolutë që dënon sulmin terrorist dhe sponzorët e terrorizmit është e drejtë dhe parlamenti i Kosovës duhet ta aprovojë”.

“Në këtë rezolutë kërkoj që të përfshihet kërkesa për një hetim ndërkombëtar. Ky hetim ndërkombëtar do të ndihmonte jo vetëm zbardhjen e involvimit të Serbisë në këtë sulm terrorist ndaj Kosovës, por do të ndihmonte bashkësinë ndërkombëtare që të ndëshkojë pra sponzorët e terrorizmit dhe terroristët”.

“E vërtetë se kjo përballje, kjo fitore e ka edhe sakrificën e vet. Fitoret asnjëherë s’kanë ardhur pa sakrificë. Rreshteri i Kosovës, Afrim Bunjaku, është heroi më i ri i Kosovës. Heronj janë të gjithë policët, të gjithë ata që u përballën me terroristët”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?