Dërgohet në mbajtje i dyshuari për vrasjen në Malishevë

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person është gjetur i vdekur, kurse i dyshuari është dorëzuar në polici. Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Gjakovë, ku bashkëpunëtori profesional, Hekuran Batusha ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 40 orë. “Brenda afatit ligjor do të […]
Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person është gjetur i vdekur, kurse i dyshuari është dorëzuar në polici.
Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Gjakovë, ku bashkëpunëtori profesional, Hekuran Batusha ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 40 orë.
“Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Batusha.
Siç raporton sot televizioni Klan Kosova, dyshohet se motivi që ka çuar deri tek vrasja, është një çështje në lidhje me punën që e kanë bërë viktima dhe dorasi.












