Vrasja në Bon Vivant: Andi Pajaziti nga spitali dërgohet në Dyz

Vrasja në Bon Vivant: Andi Pajaziti nga spitali dërgohet në Dyz

Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, është liruar nga spitali pasi ka përfunduar trajtimin atje dhe është dërguar në paraburgim. Pajaziti është njëri nga tre të përfshirit në rastin e Bon Vivantit, ku gjykata ka marrë vendim, krahas Hysni Gecit dhe Gëzim Zakutit. Gazeta Insajderi ka marrë vesh nga burimet e saja se Pajaziti […]

Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, është liruar nga spitali pasi ka përfunduar trajtimin atje dhe është dërguar në paraburgim.

Pajaziti është njëri nga tre të përfshirit në rastin e Bon Vivantit, ku gjykata ka marrë vendim, krahas Hysni Gecit dhe Gëzim Zakutit.

Gazeta Insajderi ka marrë vesh nga burimet e saja se Pajaziti ka përfunduar intervenimet e duhura mjekësore dhe është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Më herët është raportuar se Pajaziti ka pasur disa intervenime në QKUK.

Më herët ishte raportuar edhe për “krismën” që ishte dëgjuar afër klinikës ku po mjekohej Pajaziti.

Një përleshje e armatosur që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin në fillimin e muajit gusht. Të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur “Bon Vivant”, janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti.

Në arrati ndodhet ende “Duka”, për të cilin Policia e Kosovës me vonesë e bëri publike shpalljen në kërkim të tij.

Përpos përfshirjes në përleshjen në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është njëri prej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.

Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.

“Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?