Vitia krenohet me QKUK-në, qytetarët ia tregojnë tmerrin aty me 5 foto

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është lavdëruar sot në Facebook me disa gjëra që thotë se po e trasnfromojnë shërbimin mjekësorë në QKUK. Por në këtë shkrim të Vitisë, qytetarët kanë dërguar një seri fotografish që tregojnë mjerimin në QKUK. Ndërkaq Vitia shkruan: Në janar 2023, në QKUK kishtë vetëm 1 rezonancë magnetike dhe lista […]
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është lavdëruar sot në Facebook me disa gjëra që thotë se po e trasnfromojnë shërbimin mjekësorë në QKUK.
Por në këtë shkrim të Vitisë, qytetarët kanë dërguar një seri fotografish që tregojnë mjerimin në QKUK.
Ndërkaq Vitia shkruan:
Në janar 2023, në QKUK kishtë vetëm 1 rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ishte deri në 1 vit.
Aktualisht:
Një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit ne spitalin e pediatrisë u shtua.
U bë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në fazën e përfundimtare procesi për rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit.
Në gusht 2023, asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje.
Lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj. E po vazhdon të bie.
Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.
Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet.















