Versioni i avokatit të familjes së 35-vjeçares që vdiq duke e trajtuar dhëmbin

Versioni i avokatit të familjes së 35-vjeçares që vdiq duke e trajtuar dhëmbin

Meshar Selimaj, avokati i familjes së 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin në Malishevë e iu komplikua gjendja ka treguar versionin e tij rreth këtij rasti. Selimaj ka thënë se është ende shumë herët të jepen detaje pa u parë raporti i autopsisë. “Nuk mund të them detaje, duhet pritur raporti i autopsisë i […]

Selimaj ka thënë se është ende shumë herët të jepen detaje pa u parë raporti i autopsisë.

“Nuk mund të them detaje, duhet pritur raporti i autopsisë i cili do të rishikohet nga ana e IML-së, përvec faktit që e di se ka shkuar në atë klinikë dhe e ka marrë atë mjekim, rëndon dyshimi për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Momentalisht organet përgjegjëse janë duke trajtuar me korrektësi, jemi në stadin fillestar, prokurorja e rastit po e bën punën e vet, unë kam besim te prokurorja e rastit e cila e bart këtë lëndë, do ta shohim epilogun se si do të vazhdojë ky rast penal”, ka thënë Selimaj.

Ndër të tjera, ai ka thënë se pacientja ka shkuar rastësisht në atë klinikë, pasi djali i saj për ta marrë një infuzion dhe me atë rast pastaj ka hyrë ta mjekojë dhëmbin.

Në lidhje me deklaratat e mbrojtjes të të dyshuarve që thonë se mjeku ka kryer “protokollin shëndetësor”, ai ka thënë se “mendoj se janë pretendime të hershme nga ana e mbrojtjes, e kuptoj natyrën e tyre, në këtë moment duhet të rezervohemi”.

Sipas tij, ndonëse është herët të thuhet, “i pandehuri në këtë rast nuk ka ndërmarrë veprime të duhura, nuk i ka dhënë shërbimin e nevojshëm e cila do të kishte pasur si rrjedhojë shpëtimin e jetës së saj, me sa e kuptoj nuk i ka dhënë medikamentin e duhur anti-shok”.

Ndryshe, ditë më herët, Besnik Berisha, avokati mbrojtës i të dyshuarit për këtë rast, në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini ka dhënë edhe një këndvështrim në lidhje me rastin e 35-vjeçares, e cila vdiq në Malishevë pasi shkoi për ta trajtuar dhëmbin e pastaj iu komplikua gjendja.

Sipas avokatit, doktori i cili u arrestua për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, është i licensuar.

Për të njëjtin, nga ministria e Shëndetësisë është thënë se ka ushtruar veprimtari ilegale.

“Ideja është që ky rast mund të ndodhë në Berlin e Vjenë, është për shkak se pacientja, e ndjera, ka qenë alergjike në një anestezion lokal. Kur i është dhënë para heqjes së dhëmbit, i ka shkaktuar alergji, doktori i licencuar, kur është përballë me këtë reaksion, e ka administruar me terapinë e antishokut, e ka pranuar. Ka licencë, mund ta publikoj, jo sikurse është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në media”, ka thënë Berisha.

Më 22 gusht, një grua rreth 35 vjeç është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë, por i është komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK.

Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, e kishte konfirmuar se viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?