Të pagjeturit në Kosovë/ Deputetët: Serioziteti i Qeverisë për këtë çështje “zero

Të pagjeturit në Kosovë/ Deputetët: Serioziteti i Qeverisë për këtë çështje “zero

27 prilli në Kosovë shënon Ditën Kombëtare të të Zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë. 1 mijë e 617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë gjatë viteve 98’99. Balje: Qeveria ka premtuar ligj për të zhdukurit, kemi pasur mundësi të bëjmë më shumë Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet zbardhjen e […]

1 mijë e 617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë gjatë viteve 98’99.

Balje: Qeveria ka premtuar ligj për të zhdukurit, kemi pasur mundësi të bëjmë më shumë

Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Por sa është bërë ndonjë lëvizje gjatë dy viteve qeverisje për këtë kategori?

Për Front Online ka folur kryetarja e Komisionit për Persona të Pagjeturit, Duda Balje.

Deputetja Balje thotë se Qeveria ka premtuar se ligji do të vjen shumë shpejtë.

Ajo tha se mundësi ka pasur të bëhet diçka për këtë kategori por nuk është vepruar.

“Jemi vazhdimisht në kontakt me përfaqësuesit e familjarëve dhe shoqatave, nuk kemi bërë diçka për ta por kemi mundur të bëjmë më shumë kur vjen koha të bisedojë me ta ne aktivizohemi në biseda por jo me energji se qysh na duhet të punojmë. Duhet të bëhet një ligj, e kemi një premtim nga ana e Qeverisë që ligji do të vjen shumë shpejt dhe Qeveria do të gjejë zgjidhje për problemin kryesorë që kanë”, thotë Balje.

Balje theksoi se asgjë konkrete s’është bërë për personat e zhdukur.

Ajo thotë se asgjë nuk varët nga Komisioni por nga ekzekutivi.

“Në Qeveri dhe Andin Hoti krejt kanë punuar shumë dhe kanë vullnet por diçka konkrete nuk është bërë ende. Duhet të bëjmë se e meritojnë dhe nuk është e lehtë me jetuar si familje duke pritur por ne si Komision ende jemi në pritje dhe sa varet nga ne nuk jemi ekzekutiv ne mundemi vetëm me tregu që kemi dëshirë për me ndihmuar, është proces shumë kompleks por duhet të punojmë shumë për këtë drejtim”, u shpreh deputetja Balje.

Deputetja e AAK-së: Serioziteti i Qeverisë ‘Kurti’ për personat e zhdukur gjatë luftës është zero

Anëtarja e Komisionit për të Pagjeturit, njëherësh deputete e AAK-së, Albana Bytyqi ka hedhur akuza për Qeverinë lidhur me të zhdukurit gjatë luftës.

Bytyqi për Front Online ka thënë se pushteti s’ka bërë asgjë për asnjë kategori.

Ajo thotë se Qeveria ‘Kurti’ po bënë vetëm propagandë me të kaluarën.

“Qeveria Kurti jo vetëm për këtë kategori, por për asnjë kategori nuk ka bë gjë. Krejt çka ka bë është propagandë me të kaluarën, ka ngec aty, dhe assesi nuk po shkëputet nga e kaluara që të punojë dhe ta çoj vendin përpara”, tha ajo për Front Online.

Bytyqi ka akuzuar edhe Besnik Bislimin për mos transparencë lidhur me bisedimet në dialog për të pagjeturit.

Ajo thotë se serioziteti i Qeverisë për këtë çështje është zero.

“Unë si anëtare e komisionit për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e kemi pa se serioziteti në këtë çështje të ndjeshme është zero. Këtu mund ta potencoj faktin se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili në mandatin e tij e ka edhe dialogun me Serbinë, nuk ka ardh në Komision për të raportuar se çka është bërë për të pagjeturit ose çka është biseduar në dialog për këtë kategori. Kjo flet shumë për prioritetet e kësaj Qeverie”, u shpreh ajo për Front Online.

Madje, sipas deputetes Bytyqi pushteti i tanishëm i ka ditët e numëruara për largim.

“Kur mungon transparenca, nënkuptohet se diçka nuk është duke shkuar mirë. Dhe sigurisht përderisa nuk ka komunikim as me familjarët e të zhdukurve çka me prit më shumë nga kjo qeveri që me gjasë i ka ditët e numëruara”, përfundoi Bytyqi.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore, që sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?