Tasholli: VV’ja janë ba OTPADI i krejt partive ku mrizojnë pjesët e prishta t’politikës

Analisti Isamil Tasholli ka kritikuar qeverinë Kurti duke i quajtur si “mbeturina”, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tasholli theksoi se kryeministri Kurti i ka përmbysur temelet mbi të cilat ka ndërtuar narracionin elektoral. “Masi e kanë lëshu dorën e po rrejnë pa kanar me video. Masi janë ba OTPADI […]
Analisti Isamil Tasholli ka kritikuar qeverinë Kurti duke i quajtur si “mbeturina”, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tasholli theksoi se kryeministri Kurti i ka përmbysur temelet mbi të cilat ka ndërtuar narracionin elektoral.
“Masi e kanë lëshu dorën e po rrejnë pa kanar me video.
Masi janë ba OTPADI i krejt partive ku mrizojnë pjesët e prishta t’politikës e premtojnë gjana t’reja, po e ripostoj një shkrim t’moçëm”, ka shkruar ndër të tjera Tasholli
Postimi i tij i plotë:
Masi e kanë lëshu dorën e po rrejnë pa kanar me video.
Masi janë ba OTPADI i krejt partive ku mrizojnë pjesët e prishta t’politikës e premtojnë gjana t’reja, po e ripostoj një shkrim t’moçëm.
DELEGJITIMIMI I PUSHTETIT
Nëse z.Kurti ka të drejtë me rrejtë pse nuk kanë të tjerët?
Përtej diskutimit të Marrëveshjes se a bon a s’bon, z.Kurti e betonizoi një STANDARD në historinë tonë politike: s’ka lidhje çka thua dikur, mundësia e rrenës është shtegdalëse gjithmonë. Edhe pa nevojën e përegjësisë minimale morale.
Dotëthotë, tash e mas s’kemi nevojë t’i dëgjojmë partitë politike kur shpalosin fabulën e tyre për t’mbrri n’pushtet, sepse “alibia” e z.Kurti amniston të gjithë pasardhësit që thonë diçka tjetër e bëjnë diçka tjetër.
Paramendone një këso situate me sytë e maksimës kantiane kur bëhet rregull i përgjithshëm kjo mënyrë sjelljeje.
Nëse z.Kurti ka të drejtë me rrejtë pse nuk kanë të tjerët?
Por, ndërkohë, brenda kësaj metamorfoze ka ndodhur edhe delegjitimimi i tregimeve të tij t’moçme. Ka përmbysur temelet mbi të cilat ka ndërtuar narracionin elektoral.
Tash duhet edhenjëherë t’i matë tregimet e reja me votuesit e vjetër.












