Si u bë që zyrtarët e VV-së sulmuan mediat e Kosovës për një artikull të “The Economist” që doli të jetë i sponsorizuar

Si u bë që zyrtarët e VV-së sulmuan mediat e Kosovës për një artikull të “The Economist” që doli të jetë i sponsorizuar

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të martën kanë marrë përsipër që të sulmojnë mediat e Kosovës se nuk po raportojnë në mënyrë korrekte për “rritjen ekonomike” në vend. Këta zyrtarë janë turrur duke marrë meritat për një artiull të “The Economist” që realisht del se nuk ka lidhje fare me qeverinë Kurti. Në fillim të këtij […]

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të martën kanë marrë përsipër që të sulmojnë mediat e Kosovës se nuk po raportojnë në mënyrë korrekte për “rritjen ekonomike” në vend. Këta zyrtarë janë turrur duke marrë meritat për një artiull të “The Economist” që realisht del se nuk ka lidhje fare me qeverinë Kurti.

Në fillim të këtij artikulli prestogjozja britanike e ka theksuar se është “ i sponsorizuar”, derisa thotë “se pionierët kosovarë të biznesit po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të tyre”.

“Pavarësisht sfidave me të cilat u përball Kosova gjatë fillimit të saj në vitin 2008, kombi ka shfaqur një ekonomi elastike dhe të lulëzuar. Me përjashtim të vitit 2020 të goditur nga pandemia, Kosova ka përjetuar rritje të pandërprerë ekonomike, duke tejkaluar shumë nga fqinjët e saj ballkanikë”,  shkruan “The Economist”.

Pra, në këtë artikull të sponorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, theksohet se Kosova ka pasur rritje të vazhdueshme ekonomike që nga viti 2008, gjë që është mohuar në vazhdimësi nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kjo frymë inovative ka qenë veçanërisht e dukshme në qasjen kosovare ndaj fatkeqësive. Në vend që thjesht të përballen me vështirësitë, kosovarët kanë demonstruar një aftësi të çuditshme për ta kthyer atë në avantazhin e tyre. Duke shfrytëzuar frymën e tyre sipërmarrëse dhe vendosmërinë për të pasur sukses, kombi ka qenë në gjendje të krijojë një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritshme, e cila vlerëson kreativitetin dhe inovacionin si çelësat për të zhbllokuar potencialin e tij të plotë”, shkruan revista britanike   “The Economist”.

Por kaq ka mjaftuar që deputetja e VV-së Fitore Pacolli të shpërthejë ndaj mediave kosovare pas publikimit të artikullit-reklamë të “The Economist”.

Sipas Pacollit, Kosova ka rritje ekonomike dhe për këtë referencë janë raportet ndërkombëtare e revistat prestigjioze. Por sipas saj, mediat në Kosovë, po e thonë të kundërtën.

“Në raportet ndërkombëtare e revista prestigjoze botërore Kosova po verësohet shembull në Ballkan. Ndërsa në Kosovë në titujt e portaleve shkruhet krejt e kundërta. Derisa analistët e opozita po tregojnë se sa keq është ekonomia e Kosovës, revista britanike ‘The Economist’ ka shkruar se Kosova me rritje ekonomike ka tejkaluar fqinjët ballkanik. Spo pyes se kujt duhet me i besu. Dihet”, ka shkruar ajo.

“Kazanë” i ka quajtur mediat kosovare deputeti tjetër i kësaj partie Artan Abrashi pas publikimit të artikullit të sponorizuar nga The Economist.

Revista prestigjioze britanike “The Economist” e paska thënë. E vërteta e Kosovës po përhapet nëpër TABLOIDE ndërkombëtare si sukses. Në anën tjetër me siguri këtë lajm nuk do ta lexoni në shumë kazane të Kosovës”, sulmoi Abrashi.

Se ky artikull është i spozorizuar e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi.

Selimi ka sqaruar se kjo ishte një reklamë me pagesë e publikuar në Economist Impact.

“Jo. The Economist nuk tha që kompanitë kosovare janë duke sfiduar pritjet për ta udhëhequr vendin në të ardhmen. Kjo ishte një reklamë me pagesë në Economist Impact. Shumë vite më parë, The Economist mbuloi pionerët e shkëlqyer të teknologjisë në Kosovë, por muajt e fundit, vetëm lajme të këqija erdhën nga Kosova.” – shkroi ai./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?