Si mund të ‘trashen’ masat ndëshkuese ndaj Kosovës me viza dhe pse?

Si mund të ‘trashen’ masat ndëshkuese ndaj Kosovës me viza dhe pse?

Në qershorin e këtij viti, një muaj pasi dhuna në veriun e Kosovës kishte eskaluar (29 maj 2023), Bashkimi Evropian do të paralajmëronte masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Në të folurën tonë publike, këto masa do të emërtoheshin edhe si ‘sanksione’. Derisa Kosova nuk po ndërmerrte hapat e nevojshëm, ashtu siç i quante BE-ja hapat për […]

Në qershor të këtij viti, Bashkimi Evropian do ta paralajmëronte Kosovën për masat ndëshkuese që e prisnin – në rast se nuk ndërmerrte tre hapat (planin e BE-së) për de-përshkallëzim të situatës në veri.

Një muaj më vonë, në korrik të këtij vitit, BE ia kumton qeverisë së Kosovës masat ndëshkuese.

Me vendosjen e masave ndëshkuese, BE do të pezullonte punën në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe Kosova po ashtu nuk do të ftohet në takimet e nivelit të lartë. Veç këtyre, BE do të pezullonte edhe fondet e programit IPA 2024.

Dëmi i përllogaritur nga këto masa ndëshkuese për Kosovën, varion në mbi 500 milionë euro.

Tri pikat e planit evropian për de-përshkallëzimin e situatës në veri, ishin shtensionimi, zgjedhjet e reja dhe rikthimi në dialog.

Vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do të ngjallte shumë reagime në vendin tonë, duke qenë që vendi po dëmtohej ekonomikisht dhe politikisht.

Mbështetës të qeverisë në Kosovë, do të pyesnin me ironi në vazhdimësi ‘se ku janë ato masa ndëshkuese’, derisa vetë përkrahësve të tij, kryeministri Albin Kurti iu flet sot në prestigjiozen Bloomberg kështu:

“Masat ndëhkuese të BE-së po na lëndojnë në terme të mbështetjes financiare dhe ndihmës materiale që e pranojmë në formë të granteve dhe huave. Masat po i lëndojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”.

Vetë Qeveria e Kosovës, i pati vlerësuar këto masa si ‘të padrejta’.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të bënte bujë me një deklaratë, kur para se të vendoseshin masat, tha se ‘edhe nëse vendosen, do t’u përshtatemi atyre’.

Por do të ishte vetë zëvendëskryeministri Bislimi, që po në muajin kur u vendosën masat, nuk tregoi ndonjë plan përshtatjeje ndaj tyre, por shkoi në Bratisllavë, për t’u marrë vesh me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së,  z.Mirosllav Lajçak, për planin e de-përshkallëzimit në veri.

Ajo që njihet si ‘Dakordimi i Bratisllavës’ do ta zinte në befasi skenën politike e publike kosovare, duke qenë që një pjesë e opinionit në vendin tonë, kishte kërkuar pranimin e planit të BE-së për de-përshkallëzimin e gjendjes në veri dhe ishte po kjo pjesë e shoqërisë, e cila shpallej ‘tradhtare’ dhe ‘trupë bashkëpunuese e Vuçiqit’.

Një tjetër element që rikujtojmë në korrikun e nxehtë kur Qeveria e Kosovës pranoi planin e BE-së për de-përshkallëzim në veri, është se ky plan u dakordua në Bratisllavë, kur vëmendja e opinionit publik ishte në përgjimet e publikuara që tregonin biseda mes shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq dhe biseda e pamohuar me bosin e krimit në veri, Milan Radojçiq.

Ani pse Dakordimi i Bratisllavës (pranimi i planit tre – pikësh të BE-së për situatën në veri), masat ndëshkuese ndaj Kosovës nuk janë hequr.

Për ta sqaruar shkurt, kjo sepse Qeveria e Kosovës nguron që pikën e dytë të planit – zgjedhjet në veri, ta realizojë në rrugën më të shkurtër, atë të dorëheqjes së kryetarëve aktual në veriun e vendit.

E zgjatja e kësaj pike thelbësore për bashkësinë ndërkombëtare (BE dhe ShBA), duket se do të zgjasë edhe më tej mbajtjen e masave ndëshkuese mbi supet e Kosovës.

Çështja e vizave – do të lakohej si mundësi mase ndëshkuese vetëm në opinionin publik. Asnjë zyrtar i BE-së nuk do ta zinte në gojë çështjen e rikthimit të vendimit për vizat, madje një informacion i tillë edhe do të mohohej kohë pas kohe.

Megjithëkëtë, vlen të përmendet se ‘trashja’ e masave ndëshkuese, nuk u përjashtua asnjëherë nga BE-ja.

Mesazhi i fundit i prerë për këtë çështje, vjen më 28 gusht 2023, nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili  paralajmëron se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

 “Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron. /Periskopi 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?