Shqiptari i dënuar për vrasje bëhet VIP në TikTok, mediat britanike në alarm

Shqiptari i dënuar për vrasje bëhet VIP në TikTok, mediat britanike në alarm

Një vrasës shqiptar del video-live nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar në TikTok , në të cilat ai flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera. Dailymail shkruan se Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vjet burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një […]

Një vrasës shqiptar del video-live nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar në TikTok , në të cilat ai flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera.

Dailymail shkruan se Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vjet burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr ‘dhurata’ virtuale nëpërmjet TikTok nga admiruesit, të cilat ai mund t’i këmbejë me para.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, ka transmetuar vazhdimisht biseda pesëminutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit. Në një shkelje befasuese të sigurisë, ai u mburr se telefoni i tij ishte hedhur në burgun e tij në Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti.

Merizaj, u mburr të hënën e kaluar se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të ‘blinte një tjetër’. Ai pretendoi se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, secili i kushton atij 2,000 £.

 

Në një video ai duket se ka bllokuar dritaren e derës së qelisë me letër për të ndaluar oficerët e burgut që të shikojnë brenda, ndërsa në një tjetër ai u ka treguar 8,000 ndjekësve të tij imazhe të gardheve të sigurisë jashtë qelisë së tij. Në fillim të këtij muaji, Merizaj, i cili përdor pseudonimin ‘Babale’, dhe një tjetër i burgosur, i cili e quan veten Cameron, filmuan veten duke flirtuar me një vajzë që tha se ishte 21 vjeç.

“Ajo është e pafytyrë o burrë. A e di ajo se ne jemi në burg”, dëgjohet të thotë Cameron.

Merizaj përdor gjithashtu një veçori të quajtur ‘Live Match’ në TikTok për të komunikuar me miqtë jashtë burgut dhe gjithashtu për të bërë shuma të vogla parash. Ndeshjet e drejtpërdrejta përfshijnë përdoruesit e TikTok që filmojnë veten duke folur me përdoruesit e tjerë për pesë minuta, në të cilat ata shpesh kërkojnë nga spektatorët në internet për donacione. Fituesi i një ndeshjeje është ai që merr më shumë ‘dhurata’ nga shikuesit, në formën e afisheve virtuale shumëngjyrëshe.

Dhuratat konvertohen në pikë, të cilat në fund mund të blihen për para. TikTok, megjithatë merr 50 përqind tw fitimeve. Disa dhurata të njohura, duke përfshirë trëndafila dhe futboll, mund të blihen për më pak se një qindarkë, por më e shtrenjta, yjet, kushtojnë më shumë se 400 £. Të mërkurën mbrëma, Merizaj mori pjesë në një ndeshje TikTok Live me tre femra, përfshirë një shqiptare në Spanjë, duke grumbulluar 2600 pikë, ekuivalente me 12.60 paund.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?