SHBA me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën që përfshin municione, raketa dhe ndihmë tjetër për Kievin në vlerë prej 250 milionë dollarësh. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha përmes një deklarate se në paketën e re përfshihen pajisje për pastrimin e zonave nga minat, […]

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha përmes një deklarate se në paketën e re përfshihen pajisje për pastrimin e zonave nga minat, raketa për sistemet ajrore, municione për artileri, sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), dhe mbi 3 milionë fishekë për armë të vogla.

“SHBA-ja, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Blinken.

Pakoja e ndihmës është financuar përmes fondeve të miratuara më herët nga Kongresi amerikan.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, SHBA-ja i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh. Presidenti amerikan, Joe Biden, më herët gjatë këtij muaji i kërkoi Kongresit që të miratojë ndihmë shtesë në vlerë prej 24 miliardë dollarësh.

Si demokratët, ashtu edhe republikanët në Kongres kanë mbështetur ndihmën për Ukrainën, por disa republikanë të krahut të djathtë duan të pakësojnë ndihmën.

Trupat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë në lindje dhe jug të shtetit në qershor, por kanë bërë përparim të ngadalshëm drejt jugut për shkak se zona të mëdha janë minuar nga forcat ruse.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?