Rasti i Klan Kosovës, profesori amerikan: Qeveria, sidomos Kurti po e kufizon lirinë e fjalës

Rasti i Klan Kosovës, profesori amerikan: Qeveria, sidomos Kurti po e kufizon lirinë e fjalës

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka ngjallur shumë reagime. Në mesin e tyre është edhe profesori i njohur amerikan, Alon Ben Meir, i cili njeh zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, që ka thënë se qeveria dhe kryeministri Albin Kurti po cenojnë lirinë e fjalës. […]

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka ngjallur shumë reagime.

Në mesin e tyre është edhe profesori i njohur amerikan, Alon Ben Meir, i cili njeh zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, që ka thënë se qeveria dhe kryeministri Albin Kurti po cenojnë lirinë e fjalës.

“Pezullimi i licencës së Klan Kosovës, televizionit më të madh privat në vend, për shkak të një gabimi në regjistrim është padyshim i njëanshëm me shkeljen aktuale. Fakti që certifikata i paraqiste qytetet e Kosovës si të Serbisë, tashmë është korrigjuar, edhe pse mori disa javë, duhej të ishte e mjaftueshme që qeveria të anulonte vendimin për mbylljen e televizionit. Mirëpo, vendimi i qeverisë së Kosovës, e veçanërisht i kryeministrit Kurti, për ta mbajtur të pezulluar licencën e biznesit të Klan Kosovës dhe pë ta mbyllur televizionin, lë përshtypjen e pagabueshme se qeveria po e kufizon lirinë e fjalës”, ka shkruar Meir.

Ben-Meir theksoi se ekzekutivi duhet tduhet të ndërmarrë hapa për heqjen e pezullimit, pas korrigjimit të dokumentacionit nga ana e Klan Kosovës.

“Në deklaratën e përbashkët të ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, të njohur si grupi i QUINT-it , thuhet se ‘Ne jemi të shqetësuar në veçanti se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin medial në Kosovë’, sugjeron një shqetësim i sinqertë. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për heqjen e pezullimit. Duke pasur parasysh mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe BE-së për asociacionin e komunave, gjëja e fundit që i duhet Kurtit në këtë moment të veçantë është rritja e tensioneve të BE-së, veçanërisht në lidhje me një nga shtyllat më themelore të demokracisë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?