Raportohet se një qytetar rom u rrah nga policët në Graçanicë, IPK-ja e heton rastin

Raportohet se një qytetar rom u rrah nga policët në Graçanicë, IPK-ja e heton rastin

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për një rast i cili është raportuar nga organizata “Opre Roma Kosova” se një qytetar i komunitetit rom, Burhan Ibrahimoviq, ishte sulmuar fizikisht nga zyrtarët policorë derisa merrej në pyetje. Lidhur me këtë rast organizata “Opre Roma Kosova”  do të protestojë të […]

Lidhur me këtë rast organizata “Opre Roma Kosova”  do të protestojë të martën nga ora 11:00 në Graçanicë.

“Protesta vjen si përgjigje ndaj një incidenti që ndodhi në Graçanicë të shtunën, më 18 gusht 2023. Incidenti përfshiu Burhan Ibrahimoviq, një pjestëar i respektuar i komunitetit rom.  Ibrahimoviq është dërguar në stacionin policor lokal pas akuzave për një konflikt me një banore të Graçanicës.  Por, ajo që duhet të ishte një procedurë rutinë për të mbledhur të dyja anët e historisë mori një kthesë shqetësuese”.

“Burhan Ibrahimoviqit, me të mbërritur në stacionin e policisë, në mënyrë tronditëse iu mohua mundësia për të dhënë deklaratën e tij në lidhje me konfliktin e supozuar. Në vend që t’i jepej një shans i drejtë për të paraqitur këndvështrimin e tij, atij iu dha një gjobë – veprim ky që ngriti menjëherë shqetësimet për qëllimet e autoriteteve. Situata mori një kthesë edhe më të rëndë kur një grup prej 4-5 zyrtarësh policor në stacionin policor të Graçanicës e shoqëruan Burhanin në një dhomë të veçantë.  Në atë që mund të përshkruhet vetëm si një shpërdorim i tmerrshëm i pushtetit, ai iu nënshtrua dhunës brutale fizike, një shkelje që shpërfill në mënyrë flagrante të drejtat e tij themelore njerëzore. Incidenti e la Burhanin të rrahur dhe të mavijosur, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht”, thuhet në njoftim.

“Ky incident nënvizon çështjet sistematike brenda kuadrit të zbatimit të ligjit dhe nxjerr në pah nevojën urgjente për reforma. Lëvizja beson fuqishëm se çdo individ, pavarësisht nga prejardhja e tij, meriton të trajtohet me dinjitet, drejtësi dhe respekt”.

“Protesta paqësore do të mbahet para stacionit policor të Graçanicës, duke filluar nga ora 11:00. Opre Roma Kosova kërkon pjesëmarrjen dhe mbështetjen e autoriteteve lokale, organizatave ndërkombëtare, mediave, grupeve të shoqërisë civile dhe qytetarëve të interesuar që të qëndrojnë së bashku për drejtësi, barazi dhe të drejtat e njeriut”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?