Pushteti po e bllokon zgjedhjen e tij si Kryeprokuror të Shtetit: Isufaj ftohet për drekë në Rezidencën Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj është parë në Rezidencën Britanike, ku ishte për drekë me ftesë të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Ambasadori Abbott i priti disa prokurorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, “si pjesë e një projekti rajonal të Ballkanit Perëndimor të financuar nga Britania e Madhe”. “Kënaqësi […]

Ambasadori Abbott i priti disa prokurorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, “si pjesë e një projekti rajonal të Ballkanit Perëndimor të financuar nga Britania e Madhe”.

“Kënaqësi të pres prokurorët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për drekë në Rezidencën Britanike si pjesë e një projekti rajonal të Ballkanit Perëndimor të financuar nga Britania e Madhe, i dizajnuar për të krijuar një zinxhir më të fortë dhe më efektiv të drejtësisë penale, duke përfshirë bashkëpunimin e shtuar ndërmjet prokurorive rajonale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

“Bashkëpunimi mes institucioneve efektive, të pavarura është një element kyç drejt përfundimit të ciklit vicioz të krimit dhe korrupsionit që gërryen besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, u tha tutje në njoftim.

Isufaj, i zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për t’u bërë Kryeprokuror i Shtetit, nuk e ka marrë ende miratimin e Presidentes. Kryeministri Albin Kurti pati thënë se kryeprokurori i Speciales s’do të mund të bëhet Kryeprokuror. Qeveria e ka vënë në target Isufajn, duke e akuzuar se është pjesë e “regjimit të vjetër”, pasi me urdhër të Prokurorisë Speciale u arrestuan disa zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë për keqpërdorim me rezervat e shtetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?