Policia deklarohet pas zjarrit në Psikiatri ku vdiq pacienti: Pesë të tjerë pranuan tretman mjekësor

Në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri, ku një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor. Këtë e ka Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila tha se policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e […]
Këtë e ka Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila tha se policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
“Sot rreth orës 00:15, është raportuar se në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri. Policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.
“Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia në kootdinim me prokurorin ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet tutje në konfirmim.












