Përplasje në LDK: Disa e mbështesin e disa e kundërshtojnë deklaratën e Përparim Ramës

Përplasje në LDK: Disa e mbështesin e disa e kundërshtojnë deklaratën e Përparim Ramës

Deklaratat e fundit të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama i cili tha se nuk ëshyë pjesë e LDK-së, kanë ngjallur reagime të shumta brenda partisë që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku. Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë me qëndrime të ndryshme ndaj deklaratës së Ramës i cili nuk po dëshiron të identifikohet […]

Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë me qëndrime të ndryshme ndaj deklaratës së Ramës i cili nuk po dëshiron të identifikohet me LDK.

Nënkretari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se deklarata e Përparim Ramës se nuk është në LDK nuk paraqet ndonjë problem.

“Jo, jo nuk është aspak problem kjo, është si ai e ndjenë atë, nuk ka marrë librezë të parties por është 100% me ne”, deklaroi sot Muhaxheri për lajmi net.

Por për Valon Murtezin, anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së, deklarata e Përparim Ramës është një nonsens.

“Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë. Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën. Çfarë nonsensi!”, ka shkruar Murtezaj në faqen e tij në Facebook.

I ashpër në reagimin e tij për dekkaratat e fundit të Përparim Ramës ka qenë edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu.

“Me të thënë të drejtën për mua nuk ka asgjë për tu habitur sepse edhe ata që e kanë sjellë Përparimin nuk kanë qenë anëtarë të të LDK-së edhe kanë qenë partner të partive të tjera bile. Fatkeqësia këtu për mua është që LDK-ja si partia më e vjetër në vend ka ardh në situatë që të drejtohet nga partner të çastit, gërvisht dhe fito, gjithmonë nëse ju dhezë, ndoshta ikin dhe e lënë ashtu”, ka deklaruar sot Veliu.

Ndërsa ish-deputetja dhe zyrtarja e lartë e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka ironizuar me dekkaratat e Ramës duke shkruar në faqen e saj në Facebook se ai me këto deklarata mund të bëhet edhe kryetar i LDK-së.

“Paska me u bo Përparimi Kryetar i LDK-së! (mbase më mirë!). Isën e kanë bo kryetar kur ka deklaruar edhe se nuk është në LDK. A jo, gati harrova! Me u bo kryetar dhe me pasë poste të larta në LDK duhet edhe një kusht, më kryesori: me qenë kundër LDK-së dhe kundër Ibrahim Rugovës! Këtë kusht, Përparimi nuk e ka kohën me përmbushë!”, ka shkruar Tërmkolli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?