‘Për momentin s’na lejon Kushtetuta’ – Gazeta greke e pyet Kurtin për bashkim me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistën e dhënë për gazetën greke “To Vima” është pyetur edhe nëse e përkrahë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kurti ka thënë se Kosova e Shqipëria janë një komb e dy shtete dhe ka shtuar se pushtetin në shkurt të vitit 2021 e ka fituar duke premtuar punë, drejtësi […]

Kurti ka thënë se Kosova e Shqipëria janë një komb e dy shtete dhe ka shtuar se pushtetin në shkurt të vitit 2021 e ka fituar duke premtuar punë, drejtësi dhe se këto mbeten prioriteti i tij si kryeministër.

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”, ka thënë Kurti.

Në insistimin e gazetës greke, nëse dëshiron bashkim me Shqipërinë ose jo, Kurti ka thënë se për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë dhe se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen e vendit, integritetit territorial dhe sovranitetit.

“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij. Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, ka theksuar Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?