PDK-ja kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme: Nuk shkon më kështu

PDK-ja kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme: Nuk shkon më kështu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk është më legjitime për të qeverisur, derisa kërkoi që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Abdullahu ka deklaruar në KTV të enjten se Qeveria Kurti është duke e dëmtuar shtetin, sovranitetin dhe mirëqenien e qytetarëve. “Kjo Qeveri s’e ka bërë koordinimin, […]

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk është më legjitime për të qeverisur, derisa kërkoi që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Abdullahu ka deklaruar në KTV të enjten se Qeveria Kurti është duke e dëmtuar shtetin, sovranitetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Kjo Qeveri s’e ka bërë koordinimin, e presidentja po e bën vallen e njëjtë, brengosëse. Do të mbetemi pa viza pasi Macroni (presidenti francez) përmendi vizat dhe çështjet ekonomike e financiare. Nuk e di si ka kanë lidhë kryet këtë punë, në përballje me Serbinë të fitojnë, por pa ndërkombëtarë. Është shumë e vështirë. Nëse ka diçka që nuk bën, e këta po e bëjnë është qasja populiste e kryeneçe. Ta merr mendja që po udhëheqin një shtet 50 milionë banorë. Është e pakuptimtë, prandaj si zëdhënës e them prapë se ne duam të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk shkon më kështu”, ka deklaruar zyrtari i partisë opozitare.

Sipas Abdullahut, Qeveria Kurti është e bindur se mund të fitojë ndaj Serbisë pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtare, e siç ka shtuar ai, kjo është qasje e gabuar dhe e dëmshme.

“Është e rrezikshme të mendohet e të veprohet kështu. A po duam të kemi zgjedhje, po, jemi për zgjedhje, të shtensionohet situata. Kjo qeveri po e dëshmon që nuk është hairi i saj të dëshmojë rend e ligj në veri. Nuk duam të jemi pjesë e kësaj budallakie politike. Kërkojmë nga kjo Qeveri që të krijojë situatë nën veri ku mund të ketë zgjedhje, ku mund të marrin pjesë të gjitha komunitetet dhe edhe ne si PDK të jemi të pranishëm në forma të ndryshme”, është shprehur ai.

Zëdhënësi i PDK-së ka theksuar se edhe ky subjekt politik ka bërë gabime në të kaluarën gjatë qeverisjes, por siç ka shtuar ai, Qeveria Kurti po udhëheq nën masa sanksionuese, gjë që sipas tij, nuk do të duhej të ndodhte.

“Kjo Qeveri nuk është legjitime për të qenë e pranishme as në veri, e as në Prishtinë. Jemi nën masa ndëshkuese. A ia vlen të ndëshkohemi kështu…Metodat si do të arrihet deri të zgjedhjet janë të rëndësishme, por ne jemi për zgjedhje të jashtëzakonshme për të larguar këtë mendësi qeverisëse që po e dëmton Kosovën. Gabimet që janë bërë, sot si PDK nuk mohoj gabimet që janë bërë, por ky ishte kërcënim politik çka ka thënë Macron”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?