Në tenderin e projektit të Sallës koncertale ishte i përfshirë edhe Drejtori i Urbanizmit të Përparim Ramës, është shpërblyer me 20 mijë euro

Në tenderin e projektit të Sallës koncertale ishte i përfshirë edhe Drejtori i Urbanizmit të Përparim Ramës, është shpërblyer me 20 mijë euro

Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Kryeqytetit po bëhen realitet. Kështu ka bërë të ditur sot nga Japonia, kryetari Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Periskopi. Ai është shprehur shumë i lumtur që po hedhen hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme kulturore të Kryeqytetit, Sallës Koncertale e Muzeut të Artit. “Gjatë takimit […]

Ai është shprehur shumë i lumtur që po hedhen hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme kulturore të Kryeqytetit, Sallës Koncertale e Muzeut të Artit.

“Gjatë takimit me arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, diskutuam detajet e fundit për realizimin e këtij projekti tjetër të madh drejt transformimit të Prishtinës.  Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern. Ne po realizojmë një kërkesë të kamotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore”, ka shkruar Përparim Rama.

Lejen e ndërtimit të këtij projekti do ta mbikëqyrë Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës, në krye me drejtorin Arbër Sadiku.

Periskopi ka gjetur se Sadiku ka qenë i përfshirë në tenderin “Konkurs projektimi, adaptimi i kompleksit ish Gërmia në sallë koncertale”.

Ndonëse nuk ka qenë i veshur me petkun e drejtorit komunal, pasi bëhet fjalë për tenderin e vitit 2021, Sadiku ka marrë 20 mijë euro nga Komuna e Prishtinës për shkak se kishte dal i treti në konkursin e projektimit, dhe sipas ligjit vendi i dytë dhe i tretë shpërblehen për projektet e tyre, ndonse nuk përfshihen në projket-dizajn.

Vendin e parë, e kishte zënë grupi i kompanive projektuese më kompaninë lider nga Japonia  “Kerngo kuma as INC, O.U.D. Architechts, Ahmet Topbas Muhendislik, Akim Muhandisklik, Enmar Engineering. Ky grup që e ka bërë edhe projektin ishte shpërblyer me 50 mijë euro.

Vendin e dytë e ka zënë grupi Shkëlqim Osmani B.I – Vizion projekt, MA Studio& Partners. Shpërblimi ka qenë 30 mijë euro.

Vendin e tretë, që është shpërblyer me 20 mijë euro, e ka fituar grupi: Arbër Sadiku BI; G+A Architechts. Sadiku ka qenë deri në vitin kaluar pronar me letra edhe në kompaninë  G+A. Bazuar në deklarimin e fundit të pasurisë, Sadiku ka deklaruar se është menaxher tek kompania “Arber Sadiki, B.I”. Kjo përbënë konflikt të interesit, pasi zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxher në një kompani private.

Lejen për ndërtimin e Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit të Kryeqytetit do ta mbikëqyrë drejtori Arbër Sadiku me nëpunësit e tij.

Nga ana tjetër, një rast i pa zakontë ka ndodhur në hartimin e këtij projekti, ngase projektuesi e ka bërë atë nga Japonia, jo nga Prishtina ku do të duhej edhe të mbikëqyrej nga organi kompetent i komunës. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?