Musmurati: Vonesa e teksteve shkollore është një keqmenaxhim nga MASHT-i

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka takuar drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit me ç’rast kanë diskutuar për monitorimin e furnizimit me tekstet shkollore në gjithë komunat. Pas takimit drejtoresha Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, tha se situata e krijuar për blerjen e librave dëshmon një […]
Pas takimit drejtoresha Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, tha se situata e krijuar për blerjen e librave dëshmon një keqmenaxhim nga ana e Ministrisë së Arsimit për procesin mësimor.
Musmurati, tha se për komunat të cilat nuk kanë librari nuk e di se çfarë do të ndodhë as ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Prej takimit të sotëm e pamë edhe faktikisht, fatkeqësisht e konfirmuam që ka pas një keq menaxhim të procesit jemi vonuar shumë kemi ende shumë pyetje për të cilat nuk morëm përgjigje, komunat të cilat nuk kanë fare librat ende nuk e din se çfarë do të bëjnë, nuk e din as ministrja, shtatori po duhet me na prit me telashe te reja”, tha Musmurati.












