Mungesa e librave, SBAShK: Nuk besojmë që mësimi do të nisë më 1 shtator

Mungesa e librave, SBAShK: Nuk besojmë që mësimi do të nisë më 1 shtator

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka deklaruar se nuk besojnë që procesi mësimor do të nisë më 1 shtator, pasi siç tha ajo, ka ende telashe për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Shala ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se të hënën kanë zhvilluar një […]

Shala ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se të hënën kanë zhvilluar një takim me kryetarët e sindikatave në nivele komunale dhe janë paraqitur shumë probleme, e prej tyre, siç tha ajo, ishte edhe mungesa e teksteve shkollore.

“Është në pikëpyetje se a do të nisë procesi mësimor më 1 shtator. Problematike është edhe çështja e furnizimit me tekste shkollore. Ka shumë vështirësi rreth aplikimit në platformën e-Kosova pasi platforma bie herë pas here. Problem është edhe pasi një numër i prindërve nuk është i informuar për të. Sa javë do të kalojnë deri në pajisjen e nxënësve me mjete shkollore. Në shumë prej komunave nuk ekzistojnë fare libraritë për blerjen e teksteve shkollore, mësimdhënësit ende s’e kanë të njohur se me cilat tekste shkollore do të punohet”, ka thënë Shala.

Sipas zyrtares së SBASHK-ut, 50 euro nuk do të mjaftojnë për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë në të pestën, pasi siç është shprehur ajo, çmimi i librave është rritur.

“E pakuptimtë që çmimi i librave në librari të jetë më i ulët sesa në shtëpi botuese, ku do të ishte bërë furnizimi për të gjitha shkollat e Kosovës. Viteve të kaluara furnizimi me tekste shkollore është bërë më herët. Tash është një kohë e ngushtë për shpërndarjen e tyre”, ka theksuar ajo.

Shqetësuese për Shalën është edhe mungesa e takimeve me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?