Motrat ukrainase bëjnë twerk mbi varrin e babait të vrarë në luftë, rrezikojnë 5 vite burg

Motrat ukrainase bëjnë twerk mbi varrin e babait të vrarë në luftë, rrezikojnë 5 vite burg

  Kërcimi provokues mbi varrin e babait të tyre, që është një hero në luftën e Ukrainës për liri, do ti kushtojë shtrenjtë dy vajzave nga Kievi, të cilat janë arrestuar nga policia dhe rrezikojnë deri në 5 vite burg. Dy motrat kishin shkuar për të vizituar varrin e babait të tyre në varrezat “Forest” […]

 

Kërcimi provokues mbi varrin e babait të tyre, që është një hero në luftën e Ukrainës për liri, do ti kushtojë shtrenjtë dy vajzave nga Kievi, të cilat janë arrestuar nga policia dhe rrezikojnë deri në 5 vite burg.

Dy motrat kishin shkuar për të vizituar varrin e babait të tyre në varrezat “Forest” të kryeqytetit ukrainas më 24 gusht.

Por në vend të nderimeve për babain e ndjerë, ato zgjodhën të filmojnë një video për ta postuar në rrjetet sociale, ku të dyja nisin të kërcejnë dhe bëjnë twerk.

Video e bërë virale tregon dy motrat, e veshura me bluza të zeza dhe pantallona të shkurtra duke kërcyer ndërsa qëndrojnë midis varreve të ushtarëve që janë stolisur me lule dhe flamurin ukrainas.
Babai i vajzave ishte një ushtar i Brigadës 95 të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili u vra pranë Izium, në rajonin lindor të Donetskut.

Ai u vra në luftë duke mbrojtur Ukrainën nga ushtria pushtuese e  Vladimir Putin, por vajzat e tij për shkak të përdhosjes së figurës së ushtarëve të rënë në betejë do të përballen me ligjin.

Pas një reagimi të furishëm, ato pranuan se kishin gabuar dhe se kërcimi që kishin bërë ishte i papërshtatshëm.
Njëra nga motrat foli në rrjetet sociale duke kërkuar falje.

“Unë dhe motra ime kërkojmë falje, nderojmë çdo ushtar të rënë për atdheun tonë. Ne vizituam varrin e babait tonë të rënë, i cili vdiq në afërsi të Izium. Fatkeqësisht, nuk ishte shumë korrekte të postoja këtë lloj video, megjithëse nuk kishim ndërmend të përdhosnim heronjtë”, tha ajo.
Për ta parë videon, klikoni këtu: https://www.cdnimpuls.com/video/64eeeb24911cf.mp4

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?