“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, Kamberi i kundërpërgjigjet Brnabiqit pas deklaratave në Bled

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq e cila në Bled të Sllovenisë ka deklaruar se shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë të drejta dhe se ata askush nuk i vret. “Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky […]

“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled , e paska dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë”, ka qenë reagimi i Kamberit pas deklaratave të Brnabiqit.

Kamberi tha se deklarata e kryeministres së Serbisë “është vazhdimësi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzisojnë në asnjë shtet tjetër”.

Tutje Kamberi i ka listuar diskriminimet dhe dhunën me të cilën janë përballur shqiptarët e Luginës vite me radhë.

“Vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civil shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush. Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë. Qindra shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar: rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush”, ka thënë ai.

Kamberi ka theksuar se “Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simbolit kombëtar”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?