Ministria e Kulturës tentoi të procedojë kundërligjshëm për ndërtimin e Operës dhe Baletit duke e favorizuar një kompani

Ministria e Kulturës tentoi të procedojë kundërligjshëm për ndërtimin e Operës dhe Baletit duke e favorizuar një kompani

Në vitin 2021, Kuvendi i Kosovës themeloi institucionin e Operës së Kosovës. Që të jetësohet ky projekt gjërat kanë filluar të lëvizin, por po shkojnë ngadalë. Ministria e Kulturës e cila është duke u marrë me komplet projektin ka bërë hapa të kundërligjshëm në përzgjedhjen e një kompanie për të bërë projektin ideor të Operës, […]

Ministria e Kulturës e cila është duke u marrë me komplet projektin ka bërë hapa të kundërligjshëm në përzgjedhjen e një kompanie për të bërë projektin ideor të Operës, ka mësuar Periskopi.

Ministria ka hapur një tender më 28 tetor 2022, për projektin ideor, por i cili ende nuk është finalizuar.

Tenderi i cili peshon 2.5 milionë euro, decitivisht quhet :“Zhvillimi i dokumentacionit teknik- projektit ideor dhe të hollësishëm të arkitekturës dhe të inxhinierisë për ndërtimin e ‘Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës’ në Prishtinë, në Republikën e Kosovës”.

Që të lidhet një kontratë për këtë punë, tenderi duhet të vlerësohet në dy faza, vlerësimi i dokumentacionit teknik dhe më pas të bëhet oferta financiare më e favorshme. Para pak ditësh, Ministria e Kulturës ka bërë vlersimin e dokuemntacionit teknik dhe ka bërë renditjen e tri kompanive përzgjedhëse. Njëra nga to është dukshëm më e shkëputur nga dy tjerat.

Me datën 11 gusht, prokurimi i ministrisë ka bërë Njoftim mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues, në të cilin ka publikuar rezultatet e komisionit të vlerësimit lidhur më ketë procedurë tenderuese. Në vendin e parë me më së shumti pikë e ka vendosur shifrën me Kodin 6842 e cila ka marrë 71 pikë, në të dytin kodin 0703 i cili ka marr 54.2 pikë, dhe shifra 2008 e radhitur në vendin e tretë ka marrë 51.4 pikë. Por, pas hapjes së ofertës financiare kjo renditje mund të ndryshojë.

Me këtë vendim nuk janë pajtuar, shifrat e vendit të dytë dhe të tretë, konkretisht 0703 dhe 2008, duke konsideruar se Komisioni ka bërë shkelje gjatë vlerësimit.

Ministria i ka marrë në shqyrtim ankesat e tyre dhe ka konstatuar se disa prej pikave ankimore qëndrojnë. Kësisoj, ka vendosur që të anulojë vendimin dhe procesin ta kthejë edhe njëherë në rivlerësim.

Ankesa ka qenë se tenderi 6842 nuk është në përputhje me procedurat e tenderimit sepse emri i fituesit ka qenë i shënuar qartë në materialin e ekspozitës 1.5 nga faqja e parë e deri te e fundit. Për më tepër dokumenti është emëruar “Grober Opera –WB-Boards”, Pra, kjo i bije që dorëzimi i ofertës nuk është bërë në mënyrë anonime dhe se Komisioni vlerësues e ka ditur saktë se cila kompani po vlerësohet me më shumë pikë. Në këtë rast oferta është dashur të eliminohet që në fillim.  Por, përkundër kësaj, komisioni e kishte poentuar me më së shumti pikë.

Duke u përgjigjur në këtë pikë ankimore, Autoriteti Kontraktuese –Ministria e Kulturës ka pranuar se është bërë shkelje, por ka dhënë një shpjegim skandaloz, duke thënë se edhe dy ofertat tjera kanë zbuluar emrat e kompanisë.

“Sa i përket pretendimit që dy operatorët ekonomikë të cilët kanë paraqitur kërkesa për rishqyrtim, të cilat u referohen elementeve identifikuese të gjetura në dosjen digjitale të operatorit 6842, Autoriteti Kontraktues, pas pranimit të kërkesave për rishqyrtim ka konstatuar se ka disa elemente identifikuese që janë vërejtur të të gjithë operatorët, përkatësisht në tri dosjet. Më saktësisht elaborohen si më poshtë: Të operatori 6842, icili paraqitet në këto pretendime, elementi identifikues është shfaqur si logo me emrin e operatorit në panelet me vizatime 3D (1.5 Exhibition Materials -6 Panels), vetëm në versionin digjital; Të operatori 0703, elementi identifikues shfaqet në raportin 1. 4 Design Approach& Methododology Report, faqe 43, përshkrimi i projektit, pjesa e përshkrimit të sistemit me mikroalga (7.6 Microalgae system), ku i referohet me emër një projekti të tyre paraprak …. Duke parasysh rendësin e madhe të projektit, Autoritetin Kontraktues ka ardhur në konstatim se këto gjetje mund të kualifikohen si devijime jo-substanciale të cilat nuk bijën në kundërshtim me nenin 59, pika 4 të LPP në fuqi” , thuhet mes tjerash në sqarimin e ministrisë për këtë rast.

Ndër të tjerash, kompanitë janë ankuar se as dorëzimi i ofertave nga ana e shifrës 6842 nuk është bërë konform ligjit, pra në zarfe të mbyllura, pasi të gjitha kanë qenë të hapura dhe logoja e saj është mbuluar me një cope letër ku ka qenë edhe kodi.

Neni 80 i Ligjit të Prokurimit Publik -LPP i cili quhet “Përbërja dhe Vendimet e Jurisë” e ka përcaktuar qartë se zbulimi i identitetit të pjesëmarrësve në garë është shkelje ligjore. Pika e këtij neni shprehimisht thotë: “Juria do të vendosë mbi konkursin vetëm në bazë të kritereve të përshkruara në njoftimin për konkursin e projektimit. Identiteti i pjesëmarrësve nuk do të zbulohet para anëtarëve të jurisë”.

Po ashtu, kjo bije ndesh edhe me Rregulloren 01/ 2022 për Prokurimin Publik, konkretisht me nenin 55.14, 55.16, 55. 17 të kësaj rregulloreje.

Bazuar në ankesën e drejtuar tek prokurimi i ministrie, shihet se edhe oferta e dytë e përzgjedhur nga komisioni më shifrën 0703 është dashur të eliminohet. Kjo për faktin se në ofertimin teknik, kjo kompani nuk e ka respektuar vijën ndërtimore të projektit. Konkretisht, ka dalë me vizatime jashtë vijës ndërtimore edhe në parcelat private.

Ministria është arsyetuar se komisioni profesional nuk ka pasur dokumentacionin në bazë të dispozicionit në të cilin shihet saktë kufiri i parcelës së dhënë në dispozicion. Megjithëkëtë e ka miratuar edhe këtë pikë ankimore.

Tashmë, procesi është kthyer në pikën zero të vlerësimit dhe këtyre ditëve komisioni do të dalë me vendimin final.

Lidhur me këtë tender, prokurimi ministrisë ka përdorur procedurë të kufizuar e cila është një procedurë me dy faza, ku vetëm ata operatorë ekonomik të cilët i plotësojnë kërkesat minimale, në lidhje me aftësinë teknike dhe profesionale dhe kapacitetet ekonomike dhe financiare për të kryer një projekt, ftohen në tender.

Pra, procesi i prokurimit do të kryhet në dy faza.

Siç ka parë Periskopi fazën e parë e kanë kaluar pesë kompani dhe të njëjtët janë ftuar për fazën e dytë ku kanë dorëzuar ofertat me kode e të cilat janë:

1.”BIG Partners Ltd”. Kjo kompani është më seli në Londër

“Snohetta Oslo AS”. Kjo kompani është në me seli në Oslo të Norvegjisë.

“Consortium MVRDV”; “O.U.D.-ARCHITECTS” SH.P.K.. Pra siç shihet ky grup i operatorëve përbehet nga dy kompani, njëra Holandeze e tjera nga Kosova me pronar Bekim Ramku.

“Gerber Architekten International GmbH”. Kjo kompani është nga Dortmundi i Gjermanisë.

Grup i Operatorëve Ekonomik “Green Door” SH.P.K.; “Chapman Taylor LLP”; “Progetto CMR SRL”. Ky grup i operatorëve ekonomik përbehet nga tri kompani. E para nga Kosova. E dyta ndërkombëtare me studio të hapura në disa shtete dhe e treta “Progetto” me seli në Milano të Italisë.

Më 3 gusht 2021, Kuvendi i Kosovës votoi propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për Themelimin e Operës si institucion i shërbimit publik.

Duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se Opera e Kosovës do të jetë funksionale dhe e gatshme për shfaqje brenda vitit 2022.

Kryeministri Kurti kishte thënë se do të rekrutohet stafi i cili fillimisht do të vendoset në një objekt tjetër deri në ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Sipas Kurtit, pas vendimit të Kuvendit, ministria e Kulturës do të obligohet që të hartojë dokumentet për funksionalizim të operës si dhe identifikimin dhe angazhimin e kuadrove profesionale për trupat artistike.

Vendimi për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ishte marrë në vitin 2006 dhe lokacioni ishte caktuar afër Fakultetit Teknik në Prishtinë, por ky vendim prej asaj kohe është kundërshtuar nga një pjesë e udhëheqësve institucionalë si dhe një pjesë e komunitetit artistik.

Përfundimisht, Ministria e Kulturës, kishte hequr dorë nga ky lokacion, duke thënë se lokacioni i ri për ndërtimin e Teatrit të Operës do të caktohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Lokacioni që u nda është hapësira prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, që aktualisht shërben si parking. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?