Më shumë se 4 vjet nga emërimi si diplomat në Shkup: A ka Prindon Sadriu ende mandat?

Më shumë se 4 vjet nga emërimi si diplomat në Shkup: A ka Prindon Sadriu ende mandat?

Janë bërë më shumë se një muaj që kur Zotriut të Parë, Prindon Sadriut i janë mbushur 4 vite të plota kalendarike prej kur është emëruar “Ministër në Mision Diplomatik” në Maqedoni të Veriut më 15 korrik të vitit 2019. Sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës kohëzgjatja e rregullt e shërbimit është vetëm 4 […]

Janë bërë më shumë se një muaj që kur Zotriut të Parë, Prindon Sadriut i janë mbushur 4 vite të plota kalendarike prej kur është emëruar “Ministër në Mision Diplomatik” në Maqedoni të Veriut më 15 korrik të vitit 2019.

Sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës kohëzgjatja e rregullt e shërbimit është vetëm 4 vite.

“Kohëzgjatja në misionet diplomatike: Përfaqësuesit diplomatikë qëndrojnë në shërbim në të njëjtin mision diplomatik për një periudhe katër (4) vjeçare, ose ndryshe siç kërkohet për të përmbushur nevojat e Ministrisë dhe në diskrecion të Ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në ligj.

Në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në ish-AKK, Prindon Sadriu, e ka të deklaruar emërimin e tij në këtë pozitë më datë 15.07.2019.

Nacionale e ka pyetur zotin Sadriu se çfarë ka ndodhur: a i është vazhduar mandati nga Ministria e Punëve të Jashtme? Nëse po mbi çfarë baze dhe vendimi? Por, i njëjti ka mohuar t’i ketë skaduar mandati në rend të parë.

Fillimisht thotë se i keni “informacionet e gabuara ose tendencioze” dhe se mandati i tij ka nisur më 2 shkurt 2020, siç pretendon ai, “me njoftimin dhe akreditimin tim në Ministrinë e Punëve të Jashtëm të shtetit pritës”.

Mediumi ia rikujtoi zotit Sadriu se “ju vetë e keni të deklaruar në AKK atë datë”, por ai edhe këtu thotë se “ka dallim mes emërimit në një pozitë dhe fillimit të një mandati”.

 

“Ajo që keni dërguar ju nga AKK tregon për datën e nxjerrjes së Vendimit për dërgim jashtë”, na thotë Prindon Sadriu.

Në dritë të kësaj, mediumi ka biseduar edhe me ish-ambasadorin kosovar në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili thotë se assesi “nuk qëndron intepretimi i zotit Sadriu” dhe se fillimi i mandatit llogaritet prej kur ndodh emërimi nga shteti i Kosovës.

“Jo kur akreditohesh nga shteti pritës”, na thotë me bidnje të plotë zoti Dedaj, “por, llogaritet kur të emëron shteti i Kosovës”.

Edhe për kohën sa ka shërbyer si ambasador në Shkup, Dedaj na siguron se kështu ka qenë praktika – mbushen katër vite që nga emërimi, skadon mandati.

“Jo nuk qëndron interpretimi i tij. Sepse mandati të jepet p.sh në atë moment kur dekretohesh nga shteti i Kosovës”.

“Ajo (fillimi i mandatit) s’ka lidhje me shtetin e Maqedonisë së Veriut. Sepse shteti të ka dekretu ambasador me datën kaq, dhe ti je prej asaj date e deri kur të mbushen katër vjet ti je ambasador, ose këshilltar, e ministër, që ai është i vetmi në botë prej shqiptarëve që ka pasë këtë gradë ministër, që zakonisht nuk ka nëpër konsulata e ambasada e misione diplomatike, i vetmi është ai që e ka”.

Dedaj s’e ka asnjë dyshim se “ky është rregulli” ndonëse është skeptik se ky rregull përfillet, ngase beson se “tash këta munden me ba gjithçka”

“Kur të emërohet ashtu është me rregull, tash këta munden me ba gjithëçfarë gjërash. Kur të plotësohen katër vjet ose ta vazhdojnë me vendim ose kthehesh”, përfundoi ai.

Nacionale nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet e z. Dedaj. Redaksia i ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me skadimin e mandatit 4 vjeçar të zotit Sadriu, përkatësisht se a i është zgjatur mandati, por se nuk ka pranuar përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?