Kuzhinieri i Kurtit akuzohet për vjedhjen e rrymës n’furrë të bukës: Avokati i tij s’ka ide për këtë vepër

Kuzhinieri i Kurtit akuzohet për vjedhjen e rrymës n’furrë të bukës: Avokati i tij s’ka ide për këtë vepër

Për aktakuzën e vjedhjes së rrymës, avokati i Ridvan Muharremit nuk ka ide. “S’kam lidhje me këtë rast të Ridvanit”, i ka thënë Betimit për Drejtësi, avokati Muhamet Halimi. Biznesmenit Ridvan Muharrremi tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij. Aktakuza është ngritur më 6 gusht të 2021-ës […]

Biznesmenit Ridvan Muharrremi tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij.

Aktakuza është ngritur më 6 gusht të 2021-ës derisa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Ridan Muharremi po akuzohet se më datë 19 nëntor 2020 në furrën e tij, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme ka shfrytëzuar njësorët e energjisë elektrike paautorizim të furnizuesit në këtë rast KEDS.

Sipas aktit akuzues me këtë Muharremi ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme deri 3 vjet burgim.

“Betimi për Drejtësi”, ka kontaktuar me avokatin e Muharremit, Mahmut Halimin, i cili ka thënë se nuk e përfaqëson Muharremin në këtë lëndë por vetëm në rastin e rezervave shtetërore

“S’kam lidhje me këtë rast të Ridvanit”, ka thënë Halimi.

Ridvan Muharremi aktualisht është në paraburgim pasi po dyshohet nga Prokuroria Speciale se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia. Ai dyshohet se iu ka ndihmuar dy zyrtarëve shtetërorë Hafiz Gara, Irfan Lipovica , që të shkelin ligjin kur kanë porositur blerjen e rezervave shtetërore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?