Kurti-Vuçiq përballë njëri-tjetrit në shtator, Qeveria hesht për datën e takimit

Kurti-Vuçiq përballë njëri-tjetrit në shtator, Qeveria hesht për datën e takimit

Në fillim të javës zhvilluan një takim, e pasi e përfunduan, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, folën për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet në shtator. E një datë konkrete për takimin e radhës, nuk është dhënë as nga […]

Në fillim të javës zhvilluan një takim, e pasi e përfunduan, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, folën për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet në shtator.

E një datë konkrete për takimin e radhës, nuk është dhënë as nga Qeveria e Kosovës. Në një përgjigje për Tëvë1 edhe zëdhënësi Përparim Kryeziu përmendi vetëm muajin shtator.

“Takimi i radhës i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut pritet të mbahet gjatë muajit shtator. Për datën dhe agjendën e takimit do të njoftoheni me kohë”, tha Kryeziu.

Megjithatë unioni evropian po vazhdon të ripërsërisë kërkesën, siç thotë ndaj palëve, për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm në mënyrë që të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut.

Insistimin intensiv po arsyetojnë njohësit e proceseve politike, por sipas profesorit Mazllum Baraliu, që takimet në kuadër të dialogut të jenë të suksesshme, Bashkimi Evropian duhet të ketë qasje të paanshme.

“Duke e favorizuar Serbinë, dhe duke e sanksionuar Kosovën. Duke lejuar që Serbia vazhdimisht të bëj obstruksione para syve të botës, para kësaj bashkësie dhe ata ta abstenojnë, ta kursejnë Serbinë nga komentet madje, ndërkohë që Kosovën nuk kursejnë për asgjë dhe e dënojnë, kritikojnë dhe qortojnë, unë mendoj që nuk do të ketë asgjë nga kjo”, deklaroi Baraliu.

Optimist në lidhje me takimet e ardhshme të nivelit të lartë po shprehet njohësi i çështjeve politike Fidan Ukaj, por jo edhe për ecurinë e procesit të dialogut.

“Periudha e pushimeve i ka bë palët me reflektu e po ashtu edhe facilituesin ndërkombëtar. Kemi pas edhe një paralajmërim tash së fundmi edhe nga Presidenti Macron i cili tha se nëse palët nuk do të reflektojnë atëherë do të diskutohet heqja e liberalizimit të vizave për të dyja vendet. Unë jam skeptic se mund të jetë ky vit kalendarik vit që do ti përmbyllte marrëveshjet  e dakorduara më herët”, tha Ukaj.

22 qershori ishte hera e fundit kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq ishin në Bruksel, por ata zhvilluan vetëm takime bilaterale me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së Josep Borrell.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?