Kryetari i Gastronomëve për vrasjen në “Bon Vivant”: Ligji të funksionojë se mangupat po enden të lirë

Kryetari i Gastronomëve për vrasjen në “Bon Vivant”: Ligji të funksionojë se mangupat po enden të lirë

Të premtën pas mesnates u dëgjuan të shtëna armësh pas një përleshje në lokalin e natës “Bon Vivant” në kryqytet, ku për pasojë mbeti një person i vdekur dhe dhjetra të tjerë të lënduar. Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili së pari u ka shprehur ngushëllime […]

Të premtën pas mesnates u dëgjuan të shtëna armësh pas një përleshje në lokalin e natës “Bon Vivant” në kryqytet, ku për pasojë mbeti një person i vdekur dhe dhjetra të tjerë të lënduar.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili së pari u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tashmë të ndjerit Kastriot Ramadanit.

Kllokoqi tha se me këto lloj problemesh lokalet e Prishtinës përballen që nga paslufta, ku sipas tij qëllimi i “mangupave dhe komandantëve” është të garojnë se cili prej tyre bën më shumë probleme.

“Është hera e shumtë me radhë që gastronomia luan rolin e fushë betejës të shumë problematikëve, jemi vetë ne gastronomët që jemi kujdestarë, doktorë, psikologë, policë e gjithçka tjetër për njerëzit që kanë probleme, ose që qerojnë hesape në bizneset tona (bizneset që ushqejmë veten dhe familjet prej tyre).

Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?”, thuhet në reagimin e tij.

Ai ka apeluar që Gjykatat ta kryejnë punën e tyre më përpikëri në mënyrë që këta njerëz ta marrin dënimin e merituar dhe jo të enden të lirë në vend.

“Apeli jonë është që gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg, policia me kriju raporte bashkëpunuese me gastronomët, me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njesitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji për Armëmbajtje pa leje me qenë prioritet, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200m largë stacionit kryesorë të Policisë në Kosovë”, shkroi ai në Facebook.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?