Kelmendi e Manxhuka mburren me numrin e prindërve që aplikuan për librat shkollorë, analistët i bëjnë “horë”

Kelmendi e Manxhuka mburren me numrin e prindërve që aplikuan për librat shkollorë, analistët i bëjnë “horë”

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, në orët e hershme të së hënës ka ripublikuar disa statistika për numrin e prindërve që kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore. Në një postim në Facebook, Manxhuka ka shpërndarë një postim të zv.ministrit të Arsimit, Taulant Kelmendit, i cili me mburrje ka njoftuar se ‘deri sot në […]

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka, në orët e hershme të së hënës ka ripublikuar disa statistika për numrin e prindërve që kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore.

Në një postim në Facebook, Manxhuka ka shpërndarë një postim të zv.ministrit të Arsimit, Taulant Kelmendit, i cili me mburrje ka njoftuar se ‘deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime.

“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar zëvendësministri Kelmendi, të ripostuar më pas nga zëdhënësi Manxhuka.

“Qenka e mundur të mos përfitohet në emër të librave të fëmijëve. Mbi 50 mijë aplikime në eKosova”, ka shtuar zëdhenësi i partisë në pushtet, pas kritikave për fryerje të numrit të aplikantëve.

E analisti Imer Mushkolaj, e ka quajtur të turpshme mburrjen e pushtetit për këtë çështje.

“Numrin e aplikimeve për tekste shkollore, pushteti po e prezanton si sukses. A janë more normalë? Pse, çfarë zgjidhje tjetër iu kanë lënë prindërve, përveç aplikimit? Për besë marre me u krenu me këtë send”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Edhe gazetari Zekrija Shabani vlerëson se është fyerje që pushteti ta konsiderojë sukses aplikimin e prindërve për t’u subvensionuar për librat shkollorë, pasiqë nuk u është ofruar tjetër mundësi.

“Mosni se është marre, prindërit nuk kanë alternativë tejtër për librat e fëmijëve dhe normal që duhet të aplikojnë në këtë platformë”, ka shkruar Shabani.

Kujtojmë se deri te kjo mënyrë e subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore përmes platformës e-Kosova është ardhur si rezultat i dështimit të MASHT-it për të siguruar tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulët.

Ministria e Arbërie Nagavcit kishte dështuar që të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese duke i akuzuar për rritje të çmimeve.

Nga viti 2008 deri më sot që është  viti 2023 kjo është hera e parë që një ministri e arsimit dështon që të sigurojë falas tekstet shkollore, pa pasur nevojë që prindërit të paguajnë paraprakisht. /Periskopi/

 

 

Të fundit
Të ngjashme