Katër vëllezër nga familja Gashi të arrestuar për vrasjen në Malishevë

Mosmarrëveshja mes disa personave që dyshohet se nisi për një borxh sot në Balincë të Malishevës, përfundoi me fatalitet, ku për pasojë humbi jetën tragjikisht i riu Shkodran Krasniqi. Për vrasjen e tij, tashmë janë arrestuar katër persona, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në këtë rast. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë […]

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që përfunduan në pranga të Policisë janë katër vëllezër të familjes Gashi, të cilët u përfshinë në përleshjen fizike me viktimës, që i parapriu të shtënave me armë.

Rasti i rëndë ka ndodhur në tregun e druve dhe motivi që çoi deri në vrasje dyshohet të ketë qenë një borxh.

Lidhur me rastin, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku po kryejnë bastisje, teksa është sekuestruar një armë zjarri.

Raportimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij.  Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, tha Elezaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?