Kabineti i Kurtit shpenzoi 120 mijë euro për gjashtë muaj

Kabineti i Kurtit shpenzoi 120 mijë euro për gjashtë muaj

Mbi 120 mijë euro është totali i shpenzimeve për gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga kryeministrit Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij politik që përbëhet nga 17 persona. Bazuar në të dhënat e siguruara përmes qasjes në dokumentet publike, kryeministri Kurti së bashku me kabinetin e tij për gjashtë muaj shpenzuan […]

Mbi 120 mijë euro është totali i shpenzimeve për gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga kryeministrit Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij politik që përbëhet nga 17 persona.

Bazuar në të dhënat e siguruara përmes qasjes në dokumentet publike, kryeministri Kurti së bashku me kabinetin e tij për gjashtë muaj shpenzuan plot 124 mijë e 639 euro.

Këto para u harxhuan për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, telefon, akomodim, karburant për vetura, si dhe për bileta të udhëtimit e dreka.

Vetë kryeministri Albin Kurti nuk ka marr asnjë cent për mëditje të udhëtimeve zyrtare e po ashtu as për telefon.

Për dallim nga kryeministri, kabineti i tij harxhoi plot 7,811.75 euro për mëditje, dhe 3,753.26 euro për telefon, shkruan Telegrafi.

Para më së shumti u harxhuan për bileta të udhëtimit dhe dreka. Në total shuma e shpenzuar për bileta të udhëtimit është 37 mijë e 760 euro.

Nga këto para, kabineti i kryeministrit shpenzoi 32 mijë e 227 euro, ndërkaq Kurti vetëm 5 mijë e 532 euro.

54 mijë e 765 euro u shpenzuan në total për dreka nga reprezentacioni i kabinetit të kryeministrit.

Për akomodim në udhëtime jashtë vendit kryeministri Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij politik shpenzuan 11 mijë e 331 euro.

Kurse 9,217.35 euro janë shpenzuar vetëm për karburant të veturave, ku prej tyre 3,372 euro janë shpenzuar vetëm nga kryeministri Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?