Jasharaj për takimin e nesërm: Një gjë e sigurt, viti i ri shkollor fillon me vështirësi

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka dhënë disa detaje për takimin që do të mbahet nesër, pas vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit, ku librat e nxënësve do të blihen nga prindërit, pastaj subvencionimi bëhet nga Qeveria. Jashari në një prononcim për GazetaBlic thekson se, nesër në takim do të jenë kryetarët e nivelit […]

Jashari në një prononcim për GazetaBlic thekson se, nesër në takim do të jenë kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve.

“Takimi që do të mbahet nëser është i rregullt, sepse çdo herë bëjmë analiza para vitit të ri shkollor. Nesër në takim do të jenë kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve, pra këta janë përfaqsuesit e tërë sistemit arsimor”, tha Jasharaj.

Jasharaj thotë se pas këtij takimi do të merret një përfundim sa i përket angazhimeve sindikale në lidhje me çështjen e librave.

“Ata do të raportojnë për situatën që e kemi nëpër shkolla të komunave të Kosovës. Do të diskutohet edhe çfarë mendojnë punëtorët e arsimit rreth situatës së re të arsimit, do të nxjerrim përfundime dhe do të vendosim se çfarë do të bëhet tani e tutje në angazhime sindikale”, tha ai.

Jasharaj shton se grevë në arsim nuk do të ketë, por sipas tij viti i ri shkollor do të fillojë më shumë vështirësi.

“Grevë nuk do të ketë, sepse në komunikimin që e kemi bërë me kryetarët për takimin e nesërm nuk është përmend se në ndonjë komunë është ngritur kjo çështje, por nesër do t’i marrim parasysh të gjitha opinionet. Viti i ri shkollor do të fillojë, por me shumë vështirësi ku do të kemi mungesë edhe të mjeteve shkollore”, tha Jasharaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?