Jasharaj: Nagavci është dashur të kërkojë falje për komplikimin me tekstet shkollore

Jasharaj: Nagavci është dashur të kërkojë falje për komplikimin me tekstet shkollore

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MAShTI) për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën përmes aplikimit e-Kosova, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se ky është komplikimi i radhës nga kjo ministri. Jasharaj ka […]

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MAShTI) për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën përmes aplikimit e-Kosova, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se ky është komplikimi i radhës nga kjo ministri.

Jasharaj ka thënë se ministrja Nagavci për vendimin e marrë do duhej të i kërkonte falje prindërve dhe mësimdhënësve.

Ai foli edhe për komplikimet që po shfaqen në platformën online, e-Kosova.

“Ky është një komplikim i radhës dhe unë po them që MASHTI lë të bëj çfarë të dojë, pasi Nagavci në takimin e dytë më mediat është dashur të kërkoj falje prindërve dhe mësimdhënësve për gjërat që kanë ndodhur me tekstet shkollore.

Tash e kemi një komplikim në e-Kosova për rimbursim të teksteve shkollore. Kjo po krijon telashe ngase siç e lexova nga mediat, pasi me MASHTI-in nuk kemi ndonjë komunikim për shkak të qëndrimeve të Nagavcit, se ajo mendon që vet duhet të bëj gjithçka për arsimin e kjo po i del gabim”, ka thënë ai.

Tutje Jasharaj tha se: “Kishte vërejtje të prindërve që fëmijët e tyre në gjysmën e shtatorit do t’i bëjnë vitet për tu regjistruar në klasën e parë dhe ata nuk kanë mundësi të aplikojnë, pastaj nuk janë 100 ose 200, por janë mbi 100 mijë prindër që duhet të aplikojnë për këtë rimbursim”.

E gjithë kjo siç tha Jasharaj ka ardhur për shkak të kryeneçësisë të Nagavcit.

“Pse të rimbursohen, pse të bëhen gjithë këto telashe e prindërit të shkojnë për regjistrim në e-Kosova, e pastaj të shkojnë në xhirollogaritë e tyre për të parë nëse ju kanë dal mjetet, kur qeveria dhe Nagavci pasi që kanë pasur mjete ta vazhdojnë traditën. MASHTI të paguajë për tekstet shkollore, e prindërit të merren me çështje tjera, e mësimdhënësit të merren me shpërndarjen e teksteve…”, u shpreh ai.

Jasharaj theksoi se “Ajo çka nuk është dashur të ndodh është ky vendim”.

Siç potencoi kryetari i SBAShK-ut fillimi i vitit shkollor do të jetë me telashe.

“Pasi edhe për prindërit dhe për mësimdhënësit ka nxjerr telashe. Fillimi i vitit shkollor do të jetë me telashe, pasi do të ketë mungesë të teksteve shkollore. Prindërit do të presin derisa të ju dalin paratë, etj, ata do të presin në radhë për të blerë tekste në një apo dy librari që kanë qytetet, e qytezat ndodh mos të kenë asnjë librari.

Do të kemi radhë të gjata para librarive, do të kemi radhë në pritje të bankomatëve, do të kemi familje që nuk kanë xhirollogari, familje që janë në gjendje të rëndë ekonomike, etj”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka njoftuar të enjten se dikasteri që udhëheqë do të subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit.

Ndërkaq të premten, në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Nagavci ka bërë të ditur se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, një ditë më parë ka njoftuar se deri në orën 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11 mijë e 800 prindër ose kujdestarë ligjorë për subvencionimin e teksteve shkollore./telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?