Ish-kryeprokurori i Ukrainës del me pretendime të rënda për Bidenin dhe djalin e tij

Ish-kryeprokurori i Ukrainës del me pretendime të rënda për Bidenin dhe djalin e tij

Ish-prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Shokin, ka thënë në një intervistë ekskluzive për televizionin “Fox News” se ai ishte shkarkuar gjatë administratës së presidentit Barack Obama të ShBA-së për shkak të hetimit ndaj kompanisë së energjisë, “Burisma”, në bordin e së cilës ishte i biri i presidentit të tanishëm amerikan, Joe Biden. Gjatë intervistës […]

Gjatë intervistës që pritet të transmetohet të shtunën në mbrëmje, Shokini tha se ka bindje të fortë personale që ishte shkarkuar, për shkak se atëherë nënpresidenti Biden dhe i biri i tij, Hunter, kishin marrë ryshfet. Presidenti i atëhershëm ukrainas, Petro Poroshenko, e kishte shkarkuar Shokinin më 2016.

“Kam thënë në mënyrë të përsëritur në intervistat e mia të mëparshme se Poroshenko më shkarkoi mua me këmbënguljen e atëherë nënpresidentit Biden, sepse unë isha duke e hetuar “Burisman”- tha në intervistë ish-prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës.

“(Poroshenko) kuptoi, njësoj edhe nënpresidenti Biden, se po të kisha vazhduar që ta mbikëqyrja hetimin e “Burismas”, ne do të kishim gjetur fakte për aktivitetet e korruptuara në të cilat ata ishin duke u angazhuar. Kjo përfshiu Hunter Bidenin, Devon Archerin dhe të tjerë”- shtoi ish-zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë në Ukrainë.

Ai shtoi se beson që Joe Biden dhe djali i tij, Hunter Biden, kishin marrë ryshfet në lidhje me këtë rast, edhe pse nuk paraqiti ndonjë dëshmi për këtë akuzë.

“Nuk dua që të bëj tregti me fakte të pavërtetuara, por bindja ime e fortë personale është që po, kështu ishte”- shtoi Shokini. “Atyre po u jepej ryshfet dhe fakti që Joe Bideni dhuroi një miliard dollarë të parave të ShBA-së në këmbim të shkarkimit tim – a nuk është vetë ky një rast korrupsioni”- tha më tutje ish-prokurori ukrainas.

Rreth këtyre akuzave, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams, tha: “Me vite, këto pretendime të rreme janë demantuar dhe pavarësisht se sa kohë transmetimi u jep atyre “Fox News”-i, ato do të mbeten të rreme.”

“Fox-i po i jep një platformë për këto gënjeshtra një ish-prokurori të Përgjithshëm ukrainas zyrën e të cilit vetë zëvendësi i tij e ka quajtur “vatër të korrupsionit”, duke nxitur kërkesa për reformë jo vetëm nga atëherë nënpresidenti Biden, por edhe nga diplomatë të ShBA-së, partnerë ndërkombëtarë e senatorë republikanë si Ron Jonhnson-i”- shtoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Një vit pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Bideni ishte mburrë se si personalisht i kishte bërë presion Poroshenkos që ta shkarkonte Shokinin. Ai kishte shpjeguar se si u kishte thënë zyrtarëve ukrainas se ShBA-ja do të pezullonte deri në një miliard dollarë të ndihmave të planifikuara për Ukrainën, nëse Shokini do të mbetej në detyrë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?