Hyseni i VV-së nuk e mban fjalën: Angazhon me kontratë mbi vepër një person që s’e ka përfunduar as fakultetin

Hyseni i VV-së nuk e mban fjalën: Angazhon me kontratë mbi vepër një person që s’e ka përfunduar as fakultetin

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni me të marrë mandatin kishte deklaruar se nuk do të ketë të punësuar me kontrata mbi vepër. Mirëpo gjatë mandatit të tij si kryetar, del të jetë krejtësisht e kundërta. Madje, në Komunën e Gjilanit, në këtë formë u “punësua”, një person që ende nuk e ka përfunduar fakultetin. Personi […]

Më të marrë mandatin si kryetar i Gjilanit, Alban Hyseni kishte deklaruar se nuk do të ketë persona të punësuar me kontratë mbi vepër.

Në atë kohë, Hyseni kishte deklaruar se nuk do të lidhin marrëdhënie kontraktuale mes komunës dhe palëve tjera, që janë të jashtëligjshme.

“E di që ka pasë shumë njerëz të punësuar edhe në bibliotekë edhe në vende të tjera, me kontratë në vepër, 55 gjithsej. Pra, afërsisht pasi ne kemi marrë detyrën kanë skaduar me datën 31 dhjetor, afërsisht 22 ditë pasi kemi marrë detyrën kanë skadu. Nuk mund të vazhdojë dokumente marrëdhënie kontraktuale mes komunës dhe palëve tjera që janë të jashtëligjshme.” – kishte thënë dikur Alban Hyseni.

Mirëpo më sa duket gjatë mandatit këto fjalë i marrë era, pasi që në Tetarin e Qytetit është dërguar me kontratë mbi vepër për tre muaj, Alisa Bekteshi, në pozitën e koordinatores së programeve kulturore për fëmijë.

“Alisa Bekteshi është angazhuar me kontratë për shërbime të veçanta me kohëzgjatje për tre muaj, (periudha 03.07.2023– 3.10.2023) gjatë aktiviteteve të ditëve të diasporës në pozitën e koordinatores së programeve kulturore për fëmijë në kuadër të Teatrit nën ombrellen e Drejtorisë për Kulturë. E njëjta, për shkak të zhvillimit të disa aktiviteteve kulturore gjatë Ditëve të Diasporës, në Bibliotekën e Qytetit, është vendosur përkohësisht në hapësirat e Bibliotekës së Qytetit.” – thuhet në përgjigje të Komunës së Gjilanit për Gazetën Nacionale.

Përveç që fjalët e Hysenit i mori era, një gjë tjetër del të jetë edhe më e rëndësishme.

Nacionale u interesua edhe për përvojën e zonjës Bekteshi, shkollimit të saj, si edhe për aftësitë e saj për të kryer këto punë, për të cilat është angazhuar.

Në përgjigjen e Komunës u bë e ditur se Alisa Bekteshi është e regjistruar në fakultetin e Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” – në Gjilan, mirëpo që ende nuk ka diplomuar.

“Përvoja e saj e mëhershme ka të bëjë me angazhimin e saj si mësuese ndihmëse në shkollën fillore “Selami Hallqi” – Gjilan, për ti ndihmuar fëmijët me nevoje të veçanta të kësaj shkolleje, dhe poshto si menaxhere dhe ndihmës menaxhere e disa projekteve të organizatave jo-qeveritare në Komunën e Gjilanit si Qendra Rinore-Gjilan, CCNO, etj. E njëjta ka të përfunduar të gjitha provimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” – Gjilan dhe në afatin e shtatorit do ta mbrojë temën e diplomës.” – thuhet në përgjigjen e komunës.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe me drejtorin e Teatrit të Qytetit në Gjilan, Erson Zymberi për të pyetur se a ishte kërkesë e tyre për punësimin e një personi me kontratë mbi vepër.

Zymberi në përgjigjen e tij ka bërë të ditur se kërkesa ka ardhur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Alisa Bekteshi është angazhuar me kontratë për shërbime për 3 muaj (korrik – tetor) për të koordinuar aktivitetet tona (DKRS/teatër). Kërkesa është ardhur nga DKRS. Detyrat e saj i ka kryer me rregull. Ne tetor përfundon shërbimet e saj.”- ka bërë të ditur Zyberi për Nacionalen.

Gazeta i është drejtuar edhe Drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të Komunës së Gjilanit, Kushtrim Zeqirit, për të pyetur rreth kësaj kërkese, mirëpo i njëjti ka kërkuar që pyetjet t’i dërgohen me email, dhe më pas nuk është përgjigjur.

Kryetari Alban Hyseni dhe e punësuara Alisa Bekteshi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?