Hoti: Ngjarjet në veri ndikuan në çështjen e të pagjeturve

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar se ngjarjet e ndodhura muajt e fundit në veri kanë ndikuar në çështjen e të pagjeturve. “Po supozoj se për shkak të gjendjes që ndodhi në veriun e Kosovës, BE-ja e ndërroi fokusin e çoi diku tjetër, pavarësisht se në aneksin e Marrëveshjes […]

“Po supozoj se për shkak të gjendjes që ndodhi në veriun e Kosovës, BE-ja e ndërroi fokusin e çoi diku tjetër, pavarësisht se në aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, çështja e personave të zhdukur duhet të trajtohet me urgjencë”, ka thënë ai për “RTK”.

Hoti ka shtuar se është e drejtë humane që të kërkohen të zhdukurit dhe këtë e di Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare.

Sipas tij, Serbia nuk bashkëpunon për të gjetur personat e zhdukur në luftë, por shpresat janë te bashkësia ndërkombëtare si garanci e deklaratës së nënshkruar më parë.

“Hapi i parë ka qenë formimi i komisionit të përbashkët që e udhëheq BE-ja, pastaj ajo e monitoron zbatimin e deklaratës, të shihet se ne ose Serbia a po bashkëpunon, si arkiva dhe format e tjera”, është shprehur Hoti.

Hoti ka vlerësuar se Serbia duhet të kushtëzohet për të zbatuar deklaratën e të pagjeturve.

“Po hyjmë në shtator dhe ende nuk është formuar komisioni. Në letrën që i kam dërguar Vuçiqit, ende nuk kam marrë përgjigje. Unë po supozoj se Serbia dëshiron të zvarritë procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve”, ka theksuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?