Hasani: Qeveria s’po e përfill Kushtetutën, ka shkelje te Ligji për tatimin në pronë

Hasani: Qeveria s’po e përfill Kushtetutën, ka shkelje te Ligji për tatimin në pronë

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se ka shkelje kushtetuese në Ligjin për tatimin në pronë. Ai ka theksuar se përmes tij mund të ketë ndërhyrje në kompetencat komunale. “Në shikim të parë ka shkelje të Kushtetutës aty sepse pushteti lokal nuk është në vijë vertikale… Po (mund të ketë ndërhyrje), sepse […]

“Në shikim të parë ka shkelje të Kushtetutës aty sepse pushteti lokal nuk është në vijë vertikale… Po (mund të ketë ndërhyrje), sepse edhe atëherë kur ato mund të kenë kompetenca të deleguara ka rregull që mbikëqyret ligjshmëria, por prapë pushteti qendror nuk e mbikëqyr kushtetutshmërinë e tyre. Ky rast, falja e borxhit dhe imponimi i një barre financiare në komuna, se kur vendos për ligj që i afekton komunat domosdo duhet me pasë konsultime dhe debat me ta, ky është rregulli themelor i një shoqërie demokratike”, ka thënë ai.

Hasani ka shtuar se mungesa e konsultimeve të Qeverisë me komunat mund të përdoret si argument se ligji përbën shkelje.

“Si shkelje procedurale pa asnjë diskutim. Shkelja materiale që është jashtë çdo dyshimi e qartë, është ndërhyrja në të hyra, zvogëlimi në të hyra. Kur bëhet këto ligje duhet me pasë gjithmonë parasysh aspektin e kushtetutshmërisë”.

Sipas Hasanit, Qeveria nuk po e ka parasysh aspektin e kushtetutshmërisë kur po punon për ligje.

“Unë besoj që jo. Ligjet që kanë efekte më sistemike, se këtu eventualisht mund të synohet kontrolli i vetëqeverisjes lokale ose prishja e parametrave të planifikimit që i kanë ata, e zëmë, nesër-pasnesër i merr këto komuna me votë ajo kjo parti… por çështje të tjera që kanë të bëjnë me veting, me këshill prokurorial, aty është keq që janë ngutë sepse e kanë komprometuar idenë fisnike të vetingut”, ka deklaruar ai.

Hasani ka theksuar se ka mungesë totale të përgjegjësisë së organit të akuzës, teksa ka pohuar se është një grup i njerëzve që punojnë për eliminime politike.

“Sot kemi një këshill prokurorial dhe një organ të akuzës që 80-90% e akuzave serioze i rrëzohen dhe askush nuk jep përgjegjësi. Asnjë vend rreth Kosovës nuk do të mundte një prokuror të qëndronte në detyrë t’u rrëzoheshin 70% e akuzave të zyrtarëve të lartë apo të shtetit dhe me thënë, jo unë mendoj kështu, dhe me vazhdu. Mungesë të përgjegjësisë totale të organit të akuzës. Unë kam shkuar në gjyq prej të njëjtëve njerëz, është një grup aty të njerëzve tërësisht të papërgjegjshëm”./koha.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?