Gjuriq takohet me Cholletin, i thotë se Serbia është partner i besueshëm jo veç me fjalë

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka bërë një publikim në Twitter, ku ka bërë të ditur se është takuar me këshilltarin e Departamenti të Shtetit Amerikan, Derek Chollet. Tutje kryediplomati i Serbisë në Amerikë ka thënë se vendi i tij për “është një partner i besueshëm i SHBA-në”. “Serbia […]
Tutje kryediplomati i Serbisë në Amerikë ka thënë se vendi i tij për “është një partner i besueshëm i SHBA-në”.
“Serbia është një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një numër çështjesh strategjike jo vetëm në fjalë, por edhe në vepra”, ka shkruar në Twitter ai.
“Ne duam që bashkëpunimi të jetë edhe më i mirë në të ardhmen, dhe jemi të etur që të punojmë në këtë këto ishin mesazhet nga pala serbe që pata kënaqësinë që t’ia përçoj këshilltarit Derek Chollet, i cili i shoqëruar nga kolegë të tij, vizitoi Ambasadën Serbe afër Shtëpisë së Bardhë”, ka njoftuar ai.
#Serbia is a reliable partner to the #UnitedStates in a number of strategic issues – not only in words, but also in action.
We want the cooperation to be even better in the future, and we are eager to work methodically on it – these were the messages from the Serbian side that I… pic.twitter.com/dcSyqJh6yN— Марко Ђурић (@markodjuric) August 31, 2023












