Gërxhaliu për videon e VV-së: Do të isha i lumtur ta shihja Kosovën siç është përshkruar aty

Gërxhaliu për videon e VV-së: Do të isha i lumtur ta shihja Kosovën siç është përshkruar aty

Pas publikimit të një videoje me titullin “Zhvillimi dhe drejtësia shkojnë bashkë”, përmes së cilës Lëvizja Vetëvendosje lavdëron Qeverinë Kurti për punët e saj, teksa hedh kritika dhe akuza ndaj opozitarëve, njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se do të ishte i lumtur nëse ato përshkrime si në video të ishin reale, por që fatkeqësisht realiteti […]

“Në rend të parë e dëgjova me vëmendje një video të tillë dhe definitivisht do të isha personi më i lumtur sikur ajo të ishte realitet, sepse e dua një Kosovë të tillë siç është prezantuar, mirëpo realiteti është diçka krejt e kundërt. E them këtë jo si politikan, por si qytetar i Kosovës. Kosova po zbrazet, bizneset po shuhen, kapitali i biznesit kosovar po del nëpër vende të rajonit. Është një mungesë e dialogut të mirëfilltë publiko-privat, është mungesë e dialogut të mirëfilltë mes pozitës dhe opozitës, nuk komunikim nga pozita dhe niveli qendror dhe ai lokal. Dhe, vet fakti që sot është një orientim i një politike majtiste duke menduar se do të prodhojë ekonomi djathtiste, është problemi më i madh“, tha ai.

Gërxhaliu përmend edhe çështjen e liberalizmit të vizave për të cilën thotë se nuk do të donte të zhgënjehej që një proces i tillë kaq i rëndësishëm, për mungesë të një stabiliteti politik, të dështonte.

“Në këtë drejtim, besoj që po anashkalohet rëndësia e stabilitetit politik, dhe në mungesë të stabilitetit politik në Kosovë të prodhuar aktualisht, sot nuk kemi investime dhe investitorë të huaj, po ikin investitorët kosovarë, dhe mbi të gjitha nuk dua të dëshiroj që në këtë fund vit të kemi zhgënjimin më të madh, kur ndoshta do të kemi edhe pezullim të procesit të liberalizimit te vizave”, tha Gërxhaliu./rtv21

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?