Gërvalla: Kosova e gatshme t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2030

Gërvalla: Kosova e gatshme t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2030

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë në një panel diskutimi në Forumin e Bledit, se Kosova si vend i pavarur, është i përkushtuar për t’u integruar në Bashkimin Evropian deri në fundin e kësaj dekade. Ajo kërkoi që edhe BE të mos e ndryshojë datën e pranimit. Shefja e diplomacisë kosovare në […]

Shefja e diplomacisë kosovare në Forumin Strategjik Bled 2023, foli në një panel diskutimi bashkë me ministra e jashtëm të vendeve të rajonit, ku mori pjesë edhe Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi dhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Ne si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran të vendosim për fatin tonë. Jemi optimist se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të merr detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së”, deklaroi Gërvalla.

Ajo tha se 2030 është një synim i Kosovës për t‘u përgatitur dhe integruar në BE, duke shpresuar që BE të mos ta ndryshojë datën e pranimit.

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq i ndërhyri në diskutimin e Gërvallës, duke i përmendur  marrëveshjet e kaluara, ndërsa me theks të veçantë ai përmendi Asociacionin.

Rreth pranimit të Kosovës në BE me 2030, Gërvalla ka thënë se nuk duhet ta nënvlerësojmë një aspekt të dytë.

“Është union ekonomik, është union politik dhe njëkohësisht kemi ato vështirësitë e sigurisë në rajon tonë, dhe m’u për këtë i pyesim që ta diskutojnë në mënyrë paralele anëtarësimin në NATO dhe BE gjithnjë për ata që janë të gatshëm”, tha ajo, raporton RTK.

Ajo ka thënë se dialogu me Serbinë mund të përmbyllet shumë më herët.

Edhe emisari Lajçak përmendi deklaratën e presidentin të Këshillit të BE-së, Charles Michel se Bashkimi Evropianë do të jetë i gatshëm për zgjerim deri në vitin 2030.

Emisari i BE-së këtë deklaratë e konsideron shumë të rëndësishme, kur bëhet e ditur se anëtarësimi në BE nuk do të zgjasë përgjithmonë, por do të jetë një momentum i ri për Ballkanin Perëndimor.

“Parametrat pak a shumë janë të përcaktuar për integrim gradual. Pra, po flasim për prioritet evropiane se këto procese nuk janë mekanike… Sigurisht që zgjerimi mund të mos jetë prioritet, por jemi me fokus të plotë tek zgjerimi, pra mesazhi për rajonin është që mos të humbini këtë mundësi”, deklaroi Lajçak.

Ai tha se viti i kaluar ka qenë shumë i suksesshëm për integrim, pasi Bosnja e Hercegovina  mori statusin e vendit kandidat, edhe Maqedonia e Shqipëria po ashtu morën negociatat, ndërsa Kosova fitoi liberalizimin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?