Fushatë agresive e Serbisë kundër Kosovës

Fushatë agresive e Serbisë kundër Kosovës

Fushata propaganduese kundër Kosovës nga ana e Serbisë vazhdon në çdo vend ku Serbisë i jepet mundësia. Nga njohës të zhvillimeve politike në vend vlerësohet se kjo fushatë është bërë edhe më agresive, në kohën kur Kosova gjendet nën masat e BE-së pas tensioneve në veri të Kosovës. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian po kritikohet […]

Fushata propaganduese kundër Kosovës nga ana e Serbisë vazhdon në çdo vend ku Serbisë i jepet mundësia. Nga njohës të zhvillimeve politike në vend vlerësohet se kjo fushatë është bërë edhe më agresive, në kohën kur Kosova gjendet nën masat e BE-së pas tensioneve në veri të Kosovës.

Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian po kritikohet për mosveprim për pengimin e Serbisë teksa nuk po respektohen marrëveshjet e dizajnuara nga vetë Bashkimi Evropian.

Serbia dhe zyrtarët e lartë të këtij shteti vazhdojnë me diskursin e njëjtë kërcënues e propagandues ndaj Kosovës. Pas darkës joformale të thirrur nga kryeministri grek në Athinë ditë më parë , ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Greqia dhe Ukraina nuk duhet ta njohin Kosovën.

Një sinjal tjetër në kuadër të kësaj darke ishte edhe takimi i presidentit të Serbisë, Vuçiq, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, shtet ky i cili kohën e fundit po flitet se ka gjasë ta njohë Kosovën.

E pikërisht kundër kësaj, eurodeputetja Viola von Cramon tha se takimi i Vuçiqit dhe Zelenskyt, mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

Në lidhje me këtë, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla ka thënë se Serbia vazhdon me avazin e vjetër të lobimit kundër Kosovës, në çdo hapësirë që i jepet.

“Ne e dimë se sa agresive është kampanja e Serbisë dhe Rusisë për të penguar njohje të reja dhe për të krijuar çnjohje të Kosovës me shtete të ndryshme, prandaj ne asnjë prej shteteve me të cilat bisedojmë nuk e vejmë publikisht para sfidave të tilla…”, ka thënë Donika Gërvalla, ministre e MPJD-së.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Serbia po e shfrytëzon situatën, në kohën kur Kosova është nën masat e Bashkimit Evropian.

“Unë jam i sigurt që nëse do të kishim një qëndrim më shumë parimor nga ana e Qeverisë së Kosovës nëse do të kishim një qasje më konstruktive me SHBA edhe reaksioni i ndërkombëtareve do të ishte jashtëzakonisht shumë më i madh me Daciqin e Serbin, një situatë ku Kosova është subjekt i shumë masave nga BE e ka vënë Kosovën jashtëzakonisht të vështirë për të marrë një qëndrim më përkrahës nga partnerët ndërkombëtarë”, tha Ehat Miftari, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi

Për këtë, analistët thonë se Bashkimi Evropian do të duhej të kishte përgjigje për faktin që marrëveshja për mospengimin e Kosovës në njohje të reja është dizajnuar nga vetë BE-ja.

“Ky lobim ose kjo përqasje e Serbisë është në vazhdimësi në kundërshtim total në të gjitha marrëveshjet të cilat janë bo për të mos penguar Kosovën, drejt njohjeve dhe BE i konsideron këto komente që është jashtëzakonisht jo e shëndetshme të ketë këtë përqasje ndaj Serbisë”, tha Albinot Maloku, analist

Më 18 mars, në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre. Marrëveshja, që njihet edhe si propozimi evropian, kërkon nga Beogradi që të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. /rtk/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?