Flaka Surroi padit Përparim Ramën

Flaka Surroi padit Përparim Ramën

Drejtoresha e grupit “Koha”, Flaka Surroi, ka ngritur padi ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Siç ka njoftuar  në Facebook, Surroi ka ngritur padi për kontest administrativ duke kërkuar masë të përkohshme, ndaj vendimit të kryetarit të kryeqytetit për ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet motorike në rrugën te kampusi universitar ( […]

Drejtoresha e grupit “Koha”, Flaka Surroi, ka ngritur padi ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Siç ka njoftuar  në Facebook, Surroi ka ngritur padi për kontest administrativ duke kërkuar masë të përkohshme, ndaj vendimit të kryetarit të kryeqytetit për ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet motorike në rrugën te kampusi universitar ( rrugës kryesore që çon nga Katedralja te Hoteli Grand).

“Duke u përpjekur ta rehatojë një biznes, e sulmon rëndë fjalën e lirë, duke e injoruar ligjin, duke e cenuar pronën e huaj dhe duke e shpërfillur një institucion që ka për mision ofrimin e një shërbimi publik, prej të cilit nuk mund të ketë përfitim. Zgjidhje për problemin që do që ta krijojë, ka. Për këtë arsye sot kam parashtruar kundërshtimin te zyra e tij, ankesë në MPB, si ministri e linjës që e mbikëqyr Drejtorinë e Shërbimeve Publike, dhe kam ngre Padi për kontest administrativ duke kërkuar masë të përkohshme”, ka shkruar Surroi.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ditë më parë ka njoftuar se ka marrë vendim për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “ Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët dhe rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Biblotekës Kombëtare.

“Ky vendim është marrë me qëllim të realizmit të planit rigjenerues të këtyre hapësirave publike, në konsultim me Universitetin e Prishtinës dhe Biblotekën Kombëtare, pasi këto pjesë janë duke u përdorur si parkingje dhe bllokojnë shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Rama.

Njoftimi i plotë i Flaka Surroit në Facebook

Po të udhëhiqesha nga teoria e konspiracionit, do të thosha se kryetari i Prishtinës është urdhëruar nga kryetari i LDK-së që të na e kufizojë punën tonë duke na e mbyllur qasjen në objektin ku punojmë.

Megjithatë, pavarësisht faktit se Lumiri, qëkur është zgjedhur kryetar i LDK-së, ka refuzuar të vijë në KTV, e besoj se vendimi i Perparimit ka qenë i vetë kryetarit të Kryeqytetit, i udhëhequr nga nevoja për t’i dhënë zgjidhje parkingut nëntokësor që rri zbrazur.

Duke u përpjekur ta rehatojë një biznes, e sulmon rëndë fjalën e lirë, duke e injoruar ligjin, duke e cenuar pronën e huaj dhe duke e shpërfillur një institucion që ka për mision ofrimin e një shërbimi publik, prej të cilit nuk mund të ketë përfitim.

Zgjidhje për problemin që do që ta krijojë, ka.

Për këtë arsye sot kam parashtruar kundërshtimin te zyra e tij, ankesë në MPB, si ministri e linjës që e mbikëqyr Drejtorinë e Shërbimeve Publike, dhe kam ngre Padi për kontest administrativ duke kërkuar masë të përkohshme.

Flaka, nga ishulli RTP

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?