“E përdori për fushatë”, Grubi përgënjeshtron Kurtin: Projekti i rrugës Prizren-Tetovë është iniciativë e Qeverisë maqedonase

“E përdori për fushatë”, Grubi përgënjeshtron Kurtin: Projekti i rrugës Prizren-Tetovë është iniciativë e Qeverisë maqedonase

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi foli për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë Veriore. Ai  tha se për këtë vizitë nuk ishte njoftuar zyrtarisht qeveria maqedonase. “Nga mediat kemi qenë të informuara, formalisht jo”. Përmendi edhe koncerti e “Elita 5 “në Tetovë ku mori pjesë Kurti. Ai shtoi se projekti […]

Ai  tha se për këtë vizitë nuk ishte njoftuar zyrtarisht qeveria maqedonase.

“Nga mediat kemi qenë të informuara, formalisht jo”.

Përmendi edhe koncerti e “Elita 5 “në Tetovë ku mori pjesë Kurti. Ai shtoi se projekti për rrugën Prizren- Tetovë për të cilin kryeministri i Kosovës foli në at tubim, ishte realizuar nga Maqedonia e Veriut.

“Për të marrë pjesë kryeministri në një koncert dhe për të promovuar ose për të diskutuar më mirë të them për rrugën Prizren- Tetovë, e cila është iniciativë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Do të thotë Qeveria e Kosovës, dhe këtë e diskutuam edhe me ministrin Liburn Aliu kur ishte pas dy tre ditësh pas vizitës së kryeministrit nuk kishte as idenë as projektin as fizibilitetin dhe ne ua dhamë aso kohe dhe Qeveria tashmë e Kosovës ose Vetëvendosje atëherë e përdori studimin e fizibilitetit që ne e kishim bërë për fushatën zgjedhore në Prizren, do të thotë me projektin e paguar me taksapaguesit e Maqedonisë së Veriut dhe është kryekëput zanafillë, pikënisje nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.”, tha Grubi.

Ai po ashtu tha se Kurti shkoi në fshatin Vicë që sipas Grubit nuk ka lidhje me rrugën Prizren- Tetovë, pasi që siç shtoi ai rruga ndërtohet në një anë krejt tjetër.

“Dhe aty doli baneri “Autochthonous” dhe tash nga elita politike maqedonase veçanërisht nga opozita u keqpërdor për arsye se thonë që ja po shfaqen ide për Shqipëri të Madhe në një vend i cili e ka njohur Kosovën, i cili e ka përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën, e ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat edhe rajonal edhe kontinental edhe ndërkombëtar dhe tashmë po i rikthehet Maedonisë së Veriut në këtë formë duke mos respektuar fare as hymnin e shtetit as flamurit të shtetit, nga oponionbërësit kryesisht shqiptar u cilësua si një tentativë për të shmangur gjithë foksuin politik që ne e kemi për ta ndryshuar Kushtetutën”, tha Grubi.

Sipas tij të gjitha kjo u cilësua si tentativë që të hiqet fokusi nga çështja e Bullgarisë dhe të rikthehet nacionalizmi apo kontesti mes maqedonasëve dhe shqiptarëve që siç vlerësoi Grubi tashmë është i kaluar. Ai vlerësoi se nuk është e nevojshme që të rikthehet një narrativë e tillë./Rtv21

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?