Dronët ukrainas sulmojnë rajonet ruse: Shkatërrojnë disa aeroplanë luftarakë

Dronët ukrainas kanë shënjestëruar 6 rajone ruse në atë që është sulmi më i madh i koordinuar me dronë që nga fillimi i luftës, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Në rajonin Pskov, aty ku 4 aeroplanë ushtarakë u shkatërruan, guvernatori i rajonit, Mikhail Vedernikov ka anuluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë, deri sa të […]
Në rajonin Pskov, aty ku 4 aeroplanë ushtarakë u shkatërruan, guvernatori i rajonit, Mikhail Vedernikov ka anuluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë, deri sa të vlerësohen dëmet e shkaktuara, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.
Raportet e pakonfirmuara thanë së prej 10 deri 20 dronë mund ta kenë sulmuar aeroportin.
Më shumë dronë u rrëzuan mbi rajonet Oryol, Bryansk, Ryazan, Kaluga dhe Moskë përreth kryeqytetit rus, sipas Ministrisë ruse. /Periskopi/












