Dosti i Kurtit, Ridi i akuzuar edhe për vjedhje të rrymës në biznesin e tij

Dosti i Kurtit, Ridi i akuzuar edhe për vjedhje të rrymës në biznesin e tij

 Biznesmenit Ridvan Muharrremi tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij. Aktakuza është ngritur më 6 gusht të 2021-ës derisa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, […]

Aktakuza është ngritur më 6 gusht të 2021-ës derisa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Ridan Muharremi po akuzohet se më datë 19 nëntor 2020 në furrën  e tij, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme ka shfrytëzuar njësorët e  energjisë elektrike paautorizim të furnizuesit në këtë rast KEDS.

Sipas aktit akuzues me këtë Muharremi ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme deri 3 vjet burgim.

Avokati i  Muharremit, Mahmut Halimi,  ka thënë se nuk e përfaqëson Muharremin në këtë lëndë por vetëm në rastin e rezervave shtetërore

“S’kam lidhje me këtë rast të Ridvanit”, ka thënë Halimi, për “Betimi për Drejtësi”.

Ridvan Muharremi aktualisht është në paraburgim pasi po dyshohet nga Prokuroria Speciale se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia. Ai dyshohet se iu ka ndihmuar dy zyrtarëve shtetërorë  Hafiz Gara, Irfan Lipovica , që të shkelin ligjin kur kanë porositur blerjen e rezervave shtetërore./BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?