Dita e 171-të prej se nisi ndërtimi i një rruge në Matin 1, reagon drejtori i Përparim Ramës, gjen një fajtor

Një rrugë me gjatësi 300 metra në Matin 1 po i mbushë sot 171 ditë prej se ka nisur të ndërtohet. Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi e gjen një arsyetim dhe njw fajtor Rruga “Uran Ajeti” e nisur të ndërtohet më 8 mars të këtij viti po i mbush 171 ditë prej se Komuna […]
Rruga “Uran Ajeti” e nisur të ndërtohet më 8 mars të këtij viti po i mbush 171 ditë prej se Komuna e Prishtinës i ka nisur punimet. Rruga me gjatësi rreth 300 metra është kontraktuar në dhjetorin e vitit të kaluar me çmim prej 294 mijë e 294 euro të taksapaguesve të kryeqytetit.
Komunës së Prishtinës nuk i kanë mjaftuar 25 javë për ta përfunduar një rrugicë, e cila në kushte normale do të përfundonte brenda dy deri në tre muaj.
Mirëpo, Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale, në një shpjegim në Facebook, ka shkruar se nuk është fajtore kompanie që po kryen ndërtimet por problemet kanë dalë të gypat e Termokosit, shkruan Reporteri.net..s problem kompania me plan dinamik, por infrastruktura e çrregullt nëntokësore”, ka shkruar Xhaferi teksa i është përgjigjur një qytetari, i cili e kishte uruar drejtorin e Shpend Ahmetin për rekordin e arritur për të përfunduar asfaltimin e një rruge 300-metërshe.
“Gypat e nxemjes janë instaluar në kuotat jo të duhura dhe na ka shkaktuar shumë telashe”, ka shtuar ai.
Rruga “Uran Ajeti” kishte nisur së ndërtuari më 8 mars të këtij viti derisa ditëve të fundit kishte përfunduar vendosja e anësoreve, mirëpo ato sërish janë larguar pasi ishin vendosur afro 50 centrimtra në rrugë.

Në foto shihet se kjo rrugë ende nuk ka përfunduar, pra rruga është ende në zhavor dhe nuk është e asfaltuar.





Rruga “Uran Ajeti” është rrugë që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”, rrugën “Jakov Xoxa” dhe rrugë “B” dhe “C”. /Reporteri.net












