Dhunohen dy gra, njëra në Gjilan e tjetra në Graçanicë

Dy gra janë dhunuar thuhet në raportin e fundit të Policisë. Njëri rast është në komunën e Gjilanit dhe tjetri në Graçanicë, shkruan Periskopi. Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës një grua në Graçanicë ka njoftuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar e më pas është shantazhuar nga një person. […]
Dy gra janë dhunuar thuhet në raportin e fundit të Policisë. Njëri rast është në komunën e Gjilanit dhe tjetri në Graçanicë, shkruan Periskopi.
Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës një grua në Graçanicë ka njoftuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar e më pas është shantazhuar nga një person.
Rasti sipas saj ka ndodhur më 26 gusht.
Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë, 26.08.2023 – 20:03. Me datën 28.08.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu sipas viktimës i dyshuari edhe e ka shantazhuar. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërsa rasti i tjetër ka ndodhur në komunë Gjilanit.
Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
“Gjilan , 28.08.2023-12:13. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.












