Deputeti i VV-së u dënua vjet nga gjykata se nuk e deklaroi pasurinë

Deputeti i VV-së u dënua vjet nga gjykata se nuk e deklaroi pasurinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hydajet Hyseni-Kaloshi, është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi ishte shpallur fajtor për mosraportim të pasurisë. Aktgjykimi ndaj Hysenit është shpallur më 7 nëntor 2022 nga gjykatësi Adnan Kamberi, derisa aktakuza ishte ngritur më 7 tetor 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hydajet Hyseni-Kaloshi, është dënuar me 500 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi ishte shpallur fajtor për mosraportim të pasurisë.

Aktgjykimi ndaj Hysenit është shpallur më 7 nëntor 2022 nga gjykatësi Adnan Kamberi, derisa aktakuza ishte ngritur më 7 tetor 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj Hysenit me rastin e dënimit me gjobë, ka shpallur aktgjykim me urdhër ndëshkimor, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në arsyetimin e aktgjykimit ndaj Hysenit, thuhet se ai në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit me rastin e marrjes se detyrës së deputetit.

Tutje, thuhet se deputeti Hyseni nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit prej 30 ditësh edhe pse ka qenë i njoftuar me kohë nga ana e zyrtares kontraktuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ta bërë deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës.

Në vendim thuhet se gjykata më 7 tetor 2022, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Hysenit për veprën penale “Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” së bashku me shkresat e lëndës.

Andaj, gjykata duke u bazuar në këto prova, kishte vërtetuar se veprimet e Hysenit përbënin vepër penale të mosraportimit të pasurisë, duke shpallur edhe aktgjykimin dënues.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi se aktgjykimi në fjalë është bërë i plotfuqishëm më 28 dhjetor 2022 dhe se Hyseni tashmë e ka paguar dënimin.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se lënda P.nr.2641/2022 nga neni 430 të KPRK-së, është bërë e plotëfuqishme me datë 28.12.2022, ndërsa nga Zyra për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale jemi informuar se është bërë pagesa e dënimit me gjobë, të shqiptuar sipas aktgjykimit P.nr.2641/22”, tha Gashi.

Ndryshe, për mosdeklarim të pasurisë më 29 dhjetor 2022 ishte dënuar me 700 euro gjobë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Përveç Hajdarit, për veprën e njëjtë penale, më 5 dhjetor 2022 është dënuar me 500 euro gjobë edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?