Deputeti i VV-së duke sulmuar mediat e Kosovës e bën edhe një huqje me gazetën prestigjioze “The Economist”

Deputeti i VV-së duke sulmuar mediat e Kosovës e bën edhe një huqje me gazetën prestigjioze “The Economist”

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës britanike “The Economist”, e cila ka në fokus kompanitë kosovare – “pionierët kosovarë të biznesit që po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të tyre”. “Në vend që thjesht të përballen me vështirësitë, […]

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës britanike “The Economist”, e cila ka në fokus kompanitë kosovare – “pionierët kosovarë të biznesit që po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të tyre”.

“Në vend që thjesht të përballen me vështirësitë, kosovarët kanë demonstruar një aftësi të çuditshme për ta kthyer atë në avantazhin e tyre. Duke shfrytëzuar frymën e tyre sipërmarrëse dhe vendosmërinë për të pasur sukses, ky shtet ka qenë në gjendje të krijojë një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritshme, e cila vlerëson kreativitetin dhe inovacionin si çelësat për të zhbllokuar potencialin e tij të plotë”, shkruan tutje kjo gazetë.

Për këtë, Abrashi thotë se “The Economist” e ka shpërndarë të vërtetën e Kosovës për rritje ekonomike, derisa ka ofenduar mediat e Kosovës.

“Revista prestigjioze britanike “The Economist” e paska thënë. E vërteta e  Kosovës po përhapet nëpër tabloide ndërkombëtare si sukses. Në anën tjetër, këtë lajm me siguri nuk do ta lexoni në shumë kazane të Kosovës”.

Megjithatë, Abrashi ia ka huqur duke e quajtur “The Economist” tabloid (media që merren me gazetari sensacionale), që në fakt është e kundërta e kësaj.

Gazeta prestigjioze shkruan se pavarësisht sfidave me të cilat u përball Kosova gjatë fillimit të saj në vitin 2008, ajo është shfaqur si një ekonomi elastike dhe e lulëzuar.

“Me përjashtim të vitit 2020 të goditur nga pandemia, Kosova ka përjetuar rritje të pandërprerë ekonomike, duke tejkaluar shumë nga fqinjët e saj ballkanikë”, thuhet në artikull.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?