“Besimi fitohet nëpërmjet veprave”, thotë kongresisti Truner kur pyetet nëse i beson Kurtit

“Besimi fitohet nëpërmjet veprave”, thotë kongresisti Truner kur pyetet nëse i beson Kurtit

Kongresisti republikan amerikan, Michael Turner tha se Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët evropianë po punojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Ai në një intervistë për RTS-në tha se Serbia është prioritet për Uashingtonin. “Qëllimi im i parë është njohja e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ekziston […]

Ai në një intervistë për RTS-në tha se Serbia është prioritet për Uashingtonin.

“Qëllimi im i parë është njohja e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ekziston një partneritet midis Gardës Kombëtare të Ohajos dhe Ushtrisë Serbe. Sigurisht, ka çështje të hapura në rajon.

“Kam biseduar me presidentin për Bosnjën, Kosovën, në cilat çështje duhet të fokusohen SHBA-të dhe si mund të kontribuojmë ne”, tha Turner.

Amerikani gjatë kësaj interviste ka theksuar edhe punën e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku, si BE-ja dhe SHBA-ja, dhe të sigurohemi që partnerët tanë të gjejnë një zgjidhje së bashku, dhe kjo është ajo që Amerika do të vazhdojë të bëjë. Udhëtimi im këtu nuk ka të bëjë me Kosovën. Udhëtimi im ka të bëjë me rajonin”.

Tutje, në këtë intervistë kongresmeni Turner u pyet se nëse ai beson kryeministrit Kurti kur thotë se ai do të përmbushë diçka.

“Është e qartë se besueshmëria fitohet përmes veprave. Dhe sipas mënyrës që i sheh gjërat ambasadori Hill, është se ne e mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje së bashku. Sigurisht që ka një numër dispozitash që duhen zbatuar dhe mendoj se, siç edhe thatë ju, kjo është çështje besueshmërie.” – tha ai për mediumin serb.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?